Raporti i KLSH: Administrata ,75.3 mln $ abuzime
TIRANE- Shtetit shqiptar i janë shkaktuar dëme nga nënpunësit e vet në masën 75.3 milionë dollarë amerikanë. Nga kontrollet e ushtruar prej Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2009 janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhura dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale 6.987.672 mijë lekësh. Ky dëm efektiv i përket vepritarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2007-2008 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2009, thekosn raporti më i fundit periodik i KLSH-së.
Dëmi më i madh është shkaktuar me abuzimet me pronat shtetërore që duhet të jepen me qera. Shifra e abuzimit është afro 3.2 mld lekë. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, drejtuar nga ministri Xhuveli rezulton me një dëm në vlerën e 538 milionë e 738 mijë lekëve, si detyrime ndaj shtetit nga nënsubjekte private për marrjen me qera nga ana e tyre të fondit pyjor prej 23.5 hektarë për zhvillimin e turizmit.
Ndërkohë Autoriteti Portal Durrës ka abuzuar me një vlerë prej 13 milionë e 559 mijë lekësh nga aplikimi i cmimeve të ndryshme të dhënies me qera të shesheve për subjekte private. Bashkitë Klos, Fushë Krujë, Fushë Arrëz, Sarandë, Rrëshen, Lac, Elbasan dhe Bulqizë shënojnë dëme të ndryshme për mosarkëtim qeraje të ambienteve të marra nga subjekte private. Kurse Albpetrol nuk ka likujduar faturat e shitjeve të produkteve të ARMO-s në vlerën e më shumë se 28 milionë dollarëve.
Llogariten në 3.6 milion lekët e humbura gjatë shkeljeve në prokurimet publike. Rekordin negativ në këtë veprimtari të administratës e mban Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pasuar nga shumë institucione të tjera. Për këtë mori shkeljesh duket se janë tepër të pakta kallëzimet në Prokurori. Ato kanë qenë vetëm 6 në nëntë muaj ndërsa kanë qenë 687 masat e propozuara të karakterit administrativ për autorët e shkeljeve, abuzimeve apo keqpërdorimeve të fondeve dhe pasurive shtetërore, shumicën e të cilave e përbëjnë vërejtjet me shkrim apo ato me paralajmërim për pushim nga puna.
(e.n/News24/BalkanWeb)