E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lubrani: UNDP ndihmë Kosovës për t'iu bashkuar BE-së

PRISHTINË- Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu takoi sot Osnat LubraniN, koordinatore e Agjencive të OKB së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP së në vendin tonë. Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Lubrani për investimet e rëndësishme që UNDP ka bërë në Kosovës për një kohë të gjatë dhe shprehu kënaqësinë tij për qasjen që ka ajo për të ndihmuar vendin tonë. "Shpreh kënaqësinë time për qasjen që ka znj. Osnat Lubrani për të ndihmuar vendin tonë, për të ndihmuar të gjitha institucionet dhe komunitetet dhe natyrisht për të na ndihmuar në proceset e tjera që ne i kemi pjesë të obligimeve tona në lëvizjet e procese tjera të integrimeve që është shumë me rëndësi", theksoi Presidenti. Gjithashtu,
 Kreu i Shtetit theksoi se do të vijnë kohë edhe të projekteve të shumta që do të jenë në fusha të ndryshme, dhe ofroi gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të vendit për qasje aktive dhe të bashkëpunimit të thellë. "Është me rëndësi që kemi lënë vend për bashkëpunim të mirë sepse rezultatet janë evidente, janë rezultate shumë të mira në fusha të shumta, dhe ky përkushtim i UNDP së do të mbetet edhe për të ardhmen", tha Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, Osnat Lubrani, tha se UNDP- ja dhe agjencitë e tjera që janë këtu janë duke punuar, dhe do të kontribuojnë edhe më shumë për aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian. Axhenda jonë zhvillimore, vijoi znj. Lubrani, është në frymën e agjendës evropiane të integrimeve.
Duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, znj. Lubrani theksoi fushën e punësimit, edukimit, ndërtimit të kapaciteteve për institucionet qeverisëse, dhe premtoi që Kombet e Bashkuara të vazhdojnë kontributin e tyre.
(m.a/qik/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›