E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët kuksianë: Do rrafshojmë Gjallicën

Gjithçka ka marrë spunto nga fjalët e drejtorit teknik të Ardi Beharit, i cili ka deklaruar se ndeshja Kukësi-Flamurtari duhet monituar me kujdes. Por ndoshta nuk ka gjetur fjalën e duhur, pasi ai ka përmendur fjalën "hetim". Tifozët kuksianë janë irrituar dhe në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, duke kujtuar ndeshjet e dyshimta të Flamurtarit. Në fund ka një mesazh kërcënues, ku thuhet: "Vini re, ose fiton Kukësi, ose rrafshohet Gjallica! Para Kukësi!" Ndërsa Behari është shpallur "non-grata".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›