E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, fitore braziliane, Siti i Mançinit në pikiatë

Del Torres dhe Çelsi fiton. Ndoshta sulmuesi spanjoll nuk është e keqja më e madhe e bluve të Ançelotit, por është fakt se Drogba i futur në vend të tij, gjuajti në minutën e 78-të një goditje dënimi dhe David Luiz shënoi golin e avantazhit.

Futja e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë i ka dhënë një ritëm tjetër ndeshjes, ndërkohë që Mançester Siti i Roberto Mançinit shkon në vendin e katërt, duke e komplikuar tej mase objektivin e një vendi në Champions League. Në kohën shtesë, Ramires shënoi edhe golin e dytë për Çelsin, ndërsa Ançeloti mundi në këtë mënyrë Roberto Mançinin në derbin italian të pankinave. Në takimin tjetër të luajtur sot, Liverpuli mori një fitore të madhe në shifrat 2-0 fushën e Sandërlendit.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›