Fitore komode e Liverpoolit

Liverpooli ka grumbulluar tre pikë të reja me fitoren prej 2-0 si mysafir i Sunderlandit, dhe duket se deri në mbylljen e sezonit do të kërkojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Në minutën e 33-të u akordua një penallti kontroverse në favor të Të Kuqve, ndërsa Dirk Kuyt e shndërroi në gol nga pika e bardhë.
Kuyt ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të mysafirëve, pasi asistoi te Luis Suarez, i cili e vulosi takimin.