E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, më 30 nëntor vendimi për heqjen e vizave

BRUKSEL- Vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për Maqedoninë dhe dy vendet e tjera do të merret në fund të këtij viti nga ministrat e brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo është deklaruar nga ministrja e brendshme e Austrisë, Marija Fekter, e cila këto komente i bëri pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim dhe forcim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me drejtuesit e policive të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Takimi i ministrave të brendshëm të BE-së, pritet të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, ku do të merret edhe vendimi për heqjen e vizave.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›