Rreziku që pavarësia e Kosovës të vendosë lidhje organike edhe me farsën e vet

Së bashkësia ndërkombëtare është shumë e ndjeshme për ankesat dhe propozimet serbe e vërtëton fakti edhe i miratimit të planit famoz gjashtëpikësh të Ban Ki Munit në këshillin e Sigurimit të OKB-së.Si duket më i ndieshmi në këtë drejtim që shumë kohë po tregohet, Havier Solana.Ai gjatë këtyre viteve disa herë ishte protagonisti kryesor në zvarritjën e dëfinimit të statusit politik të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Definimin e statusit final dy herë radhazi e kushtëzoi më mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ai është me i zëshmi edhe në zbatimin e planit të Ban Ki Munit. Në favor të politikës serbe për negociata të reja me Serbinë ishin edhe deklaratat e gjermanit Volfang Ishinger, pastaj deklarata e diplomatit austriak Volfgang Petriç, i cili pat thënë së modeli i qytetit boshnjak Berçko do të ishte një zgjedhje e përkohshme për Mitrovicën. Ai në një intervistë pat mbështetur edhe bisedimet e drejtpërdrejta të Prishtinës e Beogradit, në mënyrë që sipas tij, të gjendet një zgjidhje politike për Kosovën, bazuar në kornizat e planit të Ahtisarit.Ndërhyrjet ndërkombëtare në dëm të Kosovës, kanë zgjatim përtejshekullor duke filluar nga Konferenca e Ambasadorëve të vitit 1876 e shumë konferenca tjera, ku tokat shqiptare padrejtësisht u ndanë në gjashtë pjesë. Ky kalvar robërie na sjell deri në vitin 1999, te Konferenca e Rambujesë. Përpilimi i rezolutës 1244 u bë në dëm të Kosovës, të cilës edhe pas jetësimit të pavarësisë po i shihet sherri. Kjo rezolutë pas pavarësisë nuk ishte dashur të jetë fare në lojë, sepse statusi politik i Kosovës nuk u zgjodh në kuader të OKB-së. Mirëpo, faktori ndërkombëtar doli pikërisht mbi bazën e rezolutës 1244 me planin gjashtëpikësh të hartuar në bashkëpunim me Serbinë i cili plan e ndanë Kosovën në dy entitete. Ate që Serbia nuk arriti ta realizojë më luftë, nuk është larg qëllimit që projektin për Serbi të Madhe ta realizojë në kushte të paqes. Këtë pohim tonin e vërteton edhe deklarata e para disa ditëve e kryetarit të Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili tha se kërcënimet e Millorad Dodikut për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja e Hercegovina janë të rrezikshme për shtetet fqinje dhe për Evropën. Tash kur udhëheqja e Kosovës është vu para aktit të kryer jo krejt pa fajin e tyre për pranimin pa kushte të planit të Ban Ki Munit, shqiptarët ishte dashur të dalin nga inferioriteti në të cilin tash e një kohë të gjatë janë katandisur. Lakmia për pushtet si duket dikujt ia ka errësuar sytë dhe mendjen. Ata lebetiten nga fjala “Shqipëri e Madhe”, e cila nuk është asgjë tjetër pos sajesë qëllimkeqe e politikës serbomadhe. Nuk behet fjalë për kurrfarë Shqipërie të Madhe, por bëhet fjalë për bashkimin e natyrshem të trojeve etnike të cilat padrejtësisht nga fuqitë e mëdha të kohës u ndanë nga trungu i lashtë ilirik. Deklaratat e udhëheqësve tanë shtetërorë në njërën anë se janë për shtrirjen e EULEX-it, ndërsa në anën tjetër deklarojnë se nuk e pranojnë planin gjashtëpikësh se nuk përkon me realitetin. Në bazë të këtij gjashtëpikëshi do të bëhet edhe shtrirja e EULEX-it. Por, ky refuzim verbal po bëhet edhe për të mbetur sa më gjatë në pushtet, kur dihet se vendi që nëntë vjet është katandisur në gjendje shumë të rëndë socio-ekonomike. Tash kur diplomacia serbe po ia arrin qëllimit për jetësimin e planit gjashtëpikësh, presidenti serb Tadiq shkon edhe me larg në kërkesat e tij për ta anuluar marrëveshjen e Kumanovës që do të thotë edhe largim i strukturës së KFOR-it nga Kosova. Këto goditje të forta, mbi brez, siqç thuhet në zhargonin e boksit, që është duke i marrë Kosova nga diplomacia serbe, ishte dashur të jenë goditje të zgjimit mbarëkombëtar, që mos të nëpërkëmbët aq lehtë gjithë ai mund dhe sakrificë njërëzore që u dha shekuj me radhë dhe në luftën e fundit për realizimin e idealeve tona kombëtare për liri dhe pavarësi të plotë nga Serbia.Pavarësia e Kosovës vetëm si formalitet nuk i duhet askujt.Ajo e ka kuptimin e plotë të fjalës vetëm atëherë kur i ushtron të gjitha ingerencat në mbarë territorin e saj, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës....