Lumi i Vlorës: PD e meriton edhe një mandat të dytë
Zgjerimi i grup-seksionit Kotë në lumin e Vlorës ka përfshirë 3 komuna të Lumit të Vlorës dhe dhjetëra fshatra që shtrihen në luginën e Lumit. Ditën e djeshme në grupseksionin Kotë u mblodh aktivi i zonës së Lumit të Vlorës. Mori pjesë deputeti Bujar Leskaj, kryetari i grupit të punës,Luter Nuraj si dhe aktivisti Enver Memisha. Deputeti Bujar Leskaj nder te tjera, ne fjalen e tij tha: Historia e PD është një histori e rrallë edhe në vendet ish-komuniste. PD e meritoi mandatin e parë 4 vjeçar në Shqipërinë pluraliste. Megjithë rebelimin e egër dhe një ’97 të papërfytyruar në botë, ajo arriti të kapte mbi 30% në qytetin ku ishte strofka dhe kryeqendra e rebelimit (Vlora). PS, kundërshtare direke, ka fituar dy mandate ne vite qeverisjeje të dyshimtël; në mbrapshtinë e vitit ’97, atë mandat-kallashin si dhe atë të 2001, mandat-mashtrimin e Dushkut e të manipulimit të zgjedhjeve. Në këtë fund histori-qeverisjesh, PD ka ardhur me votë elektorale të të gjithë shqiptarëve. Afrimi i votimeve në kohë-muajin qershor 2009 kërkon edhe angazhimin per përsëritjen e mandatit. Qeveria e Kryeministrit Berisha ka sjellë jo premtime, po zhvillime të favorshme për shqiptarët. Mbërritja e autostradës në dyert e qytetit historik parasheh zhvillim dhe rrugët e bregdetit, ujësjellsa e shkolla. Kryetari i grupit të punës Bujar Kacanaj nder te tjera tha: “Nga 9 seksioni kemi regjistruar nje ngritje në 12 seksione, me afro 67 anëtarësime të reja, ku spikasin 7 femra, si perfaqesuese të forumit rinor. Formimi i tre seksioneve të reja në zonën që të majtët e mbajnë si stalingradin e tyre është një arritje. Seksioni i Kotës kishte vetëm 14 anëtarë dikur, e sot ka 47. Ka një fluks anëtarësimesh që po drejtohen tek forca jonë politike, mirëpo, tha Kacanaj, ka një politikë të ngurtë nga disa kryetarë seksionesh që ende shikojnë biografinë dhe jo statutin e partisë. Kemi një ngadalësim te ritmit te anetaresimeve në Mavrovë, Vajzë e Vodicë. Hito Abazi-kryetar i seksionit të fshatit Lapardha u ndal ne ritmin e anetaresimeve ne ate fshat, por edhe tek problemi kryesor i banoreve, mungesa e ujit, ne nje komunë që drejtohet nga të majtët. Me tej diskutuan edhe aktivistet Fatmir Hodo, Enver Seva, Bujar Hoxha, Xhevdet Elmazi, Nuro Hodo e Bilbil Lika. Me pas e mori fjalen serish deputeti Leskaj, i cili u ndal tek organizimi i ri që do të realizojë PD në ditët në vijimësi, ai në bazë qarqesh....