E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesia dhe Letërsia, problematikat e pedagogjisë moderne

Është gabim të synuarit për t’iu mësuar lexuesve të interpretojnë çka leximet e tyre sipas të menduarit të vet, kur ne vazhdojmë tu mësojmë që të mbështeten gjatë leximit në format e vjetruara teorike të njohurive Letrare. Leximi dhe format teorike të të lexuarit shkojnë paralel, i njohim apo jo këto forma. Edhe nëse mbetemi prapa në këtë drejtim, kjo do të jetë një vazhdim i pënjëkohësie të caktuar, pas të cilës do të normalizohet ky jonormalitet praktik. Të lexuarit është një proces i hapur me përngulmimësi dhe shtrirje si mjaft interesante. Për këto arsye ai është i shumplaninterpretueshëm. Kjo sepse bazohet brenda kësaj shtrirjeve gati si kozmike, të këtyre përmasave thellësore-shtrirjesore. Kjo përrrjedhon një interpretim që nuk kultivohet hava, por shkon duke u përfeksionuar në bazë të experiences së të lexuarit, eksperiencë që ndikon shumë tek lexuesi dhe e bën atë gjithnjë e më përfekt në zbërthimësinë e tekstit të lexuar, deri në atë masë, sa përvoja teoriko-praktike e këtij lexuesi, e vë atë në vendin e privilegjuar , në të ardhmen, të një studiuesi. Është tamam si me gurthyesin; ai që nuk ka stil apo një eksperiencë, të të thyerit të gurëve, harxhon mjaft energji dhe nuk arrijnë të kryej punë. Po të vësh re ata që janë mësuar me këtë punë, me shumë lehtësi dhe pa u lodhur shumë, bëjnë mjaft punë. Ka nga ata që të mësojnë se duhet mjeshtri për ti thyer gurët dhe merren me ty konkretisht, pa të patur bezdi, kurse ka edhe mjaft të tjerë që të kthejnë shpinën nga përtesa, sepse i dukesh si një barrë. Mësuesit, nuk i përkasin shembullit të dytë, por të parit. Megjithëse është mjaft e verifikueshme se një numër jo i pakonsiderueshëm mësuesish, nuk lexojnë, as aq sa duhet, as edhe fare. Si mundet që një mësues apo mësuese të tillë, DAR e cakton të japë mësim në gjimnaz, duke hequr një mësues që lexon jashtë mase dhe shkruan jashtë mase, si letërsi artistike, ashtu edhe shkencore? Si mundet që këto lloj mësuesish, të vazhdojnë pa i vrarë ndërgjegjja, të bllokojnë vendet në këto vatra të dijes dhe t’i handikapojnë ata me mësimdhënien e tyre që lë për të dëshiruar, kur edhe në promovime librash të autorëve të rretheve, ku ata jetojnë, nuk janë kompetent për të thënë as edhe dy fjalë? Çfarë nxënësish pretendojnë të edukojnë estetikisht, ata? A janë të ndërgjegjshëm autoritetet, se dijet e vërteta merren në gjimnaze ose në shkollat e mesme dhe aspak në shkollat e larta dhe se obligimi esencial i kësaj faze të lartë shkollimi është vetëm të japin rrënjosshëm metodologjinë e suksesshme për të qenë në të ardhmen vetëkërkues, hulumtues dhe studiues, që rendin drejt rolit të shkencëtarit. Këto lloj mësuesish janë fatkeqësia, fataliteti dhe diabolizimi i arsimit shqiptar. Si mundet të të thotë me një ftohtësi të habitshme një mësues apo mësuese, që të ka zënë vendin në shkollë të mesme, duke u emëruar nga DAR gjoja se na qenka me Master, kur ti shkon të pyesësh për nivelin e ish-nxënësve të tu, se ata paskan rënë?(!). Si justifikohet kjo rënie, kur ti me shpirtin tënd të madh dhe punën këmbëngulëse e të palodhur, nga limontia e fjetja, jo vetëm i pate zgjuar, por edhe i pate përfshirë në vrullin e të ngriturit lart edhe ata që ishin të niveleve të dobëta?(!). A ka përligjie pedagogjike, t’u thuash nxënësve se dhjeta qenka një notë që ti si mësues apo mësuese e do për vete?(!). E kjo nuk është një sëmundje që shfaqet vetëm në shkollimin e mesëm, por edhe në atë të lartë, ku në mjaft raste pragu i pikëve për të arritur notën kaluese është mjaft subjektivist dhe egoist, për të mos thënë i pamundur, por edhe në mjaft raste trumbetohet nga vetë pedagogët se pesa na qenka dhjetë, për studentin, pasi dhjeta është nota që i përket pedagogut. Se çfarë domethënie është kjo, mund të arrish ta kuptosh vetëm pasi të kesh lexuar eksperiencën e pedagogëve të mëdhenj botërorë që i kanë dhënë njerëzimit koka të larta të shkencës. Nuk më vjen mirë ta them, por besoj se arsimi ynë nuk vuan për tituj sesa për mësues të vërtetë. Edhe ato mësues të përgjegjshëm që janë, një elitë artificiale, i trysnuar e lënë poshtë në arsimin 9 vjeçar. Është në nderin e Universiteteve t’i kërkojë e t’i gjejë ata, sepse do t’i jepnin me përkushtimin e tyre prioritiv, jo vetëm ecje përpara arsimit të lartë, por edhe standard cilësie, pasi nga ai karakterizohen vetë. Edhe sikur këta, të aplikojnë për të arritur atje, kurrë nuk e shohin veten fitues.
Meqë e prekëm çështjen e Dhjetës, mësuesi i ndërgjegjshëm nuk deklaron kurrë se dhjeta është vetëm e tij, për vetë faktin se ai është gjithnjë në rolin e Sokratit të madh, që di me saktësinë më të madhe se nuk di asgjë, pra, dhe për këtë ndërgjegjësim të lartë ai është gjithnjë e gjithherë në kërkim të dijes dhe formave të reja të dhënies së këtyre dijeve të çdoçastvjelura, nxënësve apo studentëve të tij dhe, e dyta, nëse ai është mësues Gjuhe dhe Letërsie, ka një privilegj të madh, se përgatit njerëz me një mendje fleksibël, intelektuale prej filozofi, sepse letërsia ka qenë qysh në lashtësi dhe vazhdon të jetë, baza e çdo dijeje të madhe dhe filozofie, funksionale për tu përshtatur sa më shpejt dhe kudo që ia kërkon nevoja. Këtë privilegj, me kaq përplotëri nuk e kanë degët e tjera të shkencave të ndryshme. Eksperienca e njerëzve të përgjegjshëm është edhe vlerë edhe dhuratë e çmuar, se fundja është një brumosje vetëdijësore. Është vlerë, sepse nuk ka të çmuar kur atë ia jep të gatshme të tjerëve, duke ia ngulitur me durim, për ta bërë tek ata, piedestalin ku këta nxënës, shkencëtar të ardhshëm, të ngrenë themelitë e sigurta dhe të forta të vlerave që do të akumulojnë dhe, do ti japin vetë po në këtë formë, në të ardhmet e afërta dhe, është çmuarsi, sepse ajo është me të vërtetë diçka aq fine dhe përkryershmërisht e mjeshtripunuar thellë, sa s’mund të mos bëhet bazamenti i estetik i hapave seleksionimlodhshëm e të vetëdijshëm të atij që mësuesi ia dhuron dhe në këtë ndërkomunikim intelektualkultivues, raportet e individualitetit veniten dhe marrin jetë madhënjesitë e përgjegjshme sociale, që më fort se çdokush tjetër i ka të ngërthyera tek vetja e tij, ndoshta, vetëm mësuesi i Gjuhë-Letërsisë.
Eksperienca, posaqërisht, e të lexuarit është një fenomen sa vetjak aq edhe shoqëror. Leximi për njeriun nis shumë herët, atëherë kur njeriu është ende fëmijë. Ai nisë si një yshtje dëshire dhe përfundon si një pasion “i çmendur”. Asnjëri nuk ka fatin të bëjë përpara në lexim, pa bërë të vetën, në një farë mënyre edhe përvojat që kanë të tjerët, në të lexuarit; kështu leximi kalon nëpër shumë eksperienca, duke kultivuar më së fundi tek çdo vetvete diçka të seleksionuar që është origjinale vetëm për një vetvete individuale. Dhe këtë e bën të lehtë dhe të përtypshëm vetëm prania këmbngulmonjëse e mësuesit të ditur e të përgjegjshëm. Mësuesin e mirë nuk e lidhin me vargonjë tabutë e programeve. Ai gjithnjë din të hulumtojë në tërë laminë e krijimtarisë letrare të përbotshme dhe shqiptare, për të gërshetuar përthithjen e vlerave tashmë të ngulitura, dhe të atyre që porsa vijnë në letërsi. Ai krahas Homerit dhe Eskilit, Dantes dhe Shekspirit, Gëtes dhe Volterit, Dikensit dhe Balzakut, Hygoit dhe Tolstoit, Bodlerit dhe Alen Po-s, Hemingueit dhe Cvajkut, Grimit dhe Markezit, Xhojsit, Borhesit, Kafkës, Kamys, Kadaresë, etj., duhet t’i servirë me një xhentilesë estetike përthithëse nxënësve të tij edhe botimet më të reja, duke i qashtruar nga bumet e tepërta, me analiza të thella dhe argumente për prurjet që sjellin, si për shembull, librat e Dan Brawnit dhe polemikat mbi ta (të cilat i hapin një horizont të të gjykuarit të paanshëm nxënësve), librat e Khaled Hosseinit, Qajtoren e Edison Ypit, (që mesa duket i thotë edhe njëherë tjetër shkencës së psikologjisë që ti rishqyrtojë karakteret), romanet e Ndue Gasprit, (që mesa duket do të na pasurojnë edhe me një cikël tejbalzakian të quajtur Fatet Njerëzore). Mësuesi i mirë dhe i përgjegjshëm nuk resht kurrë së kërkuari dije dhe forma, për t’i rrënjosur këto dije tek nxënësit e vet. Mësuesi i mirë, edhe pse e ndien peshën e përçmimit, nuk përkulet sepse e fisnikëron prania e pafajësisë fëminore e nxënësve. Mësuesi është kumtimi më i madh, më i thellë dhe më kuptimplotë, për vetë kombin e sidomos për të ardhmen e tij.

Qemal Zenel Guri
Mësues Gjuhë-Letërsie, Shëngjin - Lezhë
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›