Çështja e emrit, negociatori i OKB: Athina e Shkupi të gjejnë një zgjidhje
SHKUP - Ndërmjetësi i OKB-së në negociatat për cështjen në pritje të emrit Matthew Nimetz, një intervistë në televizionin shtetëror të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ka shprehur pikëpamjen e tij, se Greqia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë mund të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit, që do të plotësonte interesat kombëtare të të dy vendeve.
"Fatkeqësisht, asnjë nga propozimet që kam paraqitur deri më tani nuk është pranuar nga të dyja vendet. Mirëpo, gjithmonë ekziston mundësia për një ide të re, më të suksesshme, ose të reformimit të një propozimi të vjetër në një mënyrë të tillë, që të kënaq të dyja vendet. Jam i bindur se një ditë do të gjejmë një zgjidhje për këtë problem, por njoh gjithashtu, se gjithmonë do të ketë njerëz në të dy vendet që do ta konsiderojnë këtë zgjidhje të gabuar", ka shtuar z. Nimetz.
Ndërmjetësi i OKB-së për cështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë tha gjithashtu se ndoshta disa janë të dekurajuar nga fakti që pas kaq shumë vitesh nuk është gjetur një zgjidhje, por jo ai, madje edhe në këtë pikë të procesit të negociatave.
«Ajo që kemi mësuar deri më tani, është se kur dy vende fqinje ftohen për të gjetur zgjidhje për një çështje shumë të ndjeshme, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet një kompromisi. Nëse dëshiron të jesh një fqinj i mirë, do duhet të kuptosh mënyrën se si mendon ana tjetër, dicka që kërkon nga të dyja palët e përfshira për të përshtatur qëndrimet e tyre», tha më tej z. Nimetz, duke theksuar se nuk ka afat kohor për gjetjen e zgjidhjes.
Ai theksoi se zgjidhja e cështjes së emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë duhet të jetë si prioritet nga Shkupi dhe Athina dhe e përshkroi si «tregues pozitiv» vazhdimin e dialogut mes kryeministrave të të dy vendeve.
Në lidhje me perspektivën e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO dhe BE, zoti Nimetz tha se më e rëndësishme për vendin është që të mbylli çështjen e emrit, në mënyrë që të shkojë përpara si një anëtar me të drejta të plota të organizatave euro-atlantike.