Greqi, para zgjedhjeve, qendra e parë e pritjes së emigrantëve
ATHINE - Nga mesi i muajit prill do të funksionojë qendra e parë e pritjes së emigrantëve të paligjshëm dhe në total në secilin prej 10 rajoneve do të krijohen 30 qendra, të cilat në çdo moment do të mund të strehojnë 1000 njerëz, njoftuan në një konferencë të përbashkët për shtyp ministrat e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Qytetarit, Andreas Loverdhos dhe Mihalis Hrisohoidhis.
Këta persona do të strehohen atje për një kohë të kufizuar, deri sa të përparohet procedura e dëbimit dhe kështu mund të shërbehen më shumë njerëz, vunë në dukje të dy ministrat.
Kjo çështje do të gjendet sot në fokusin e takimit urgjent të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis me Komisionerin përgjegjës evropian në Bruksel. Hrisohoidhis do të informojë komisioneren për zbatimin e angazhimeve në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për trajtimin e emigracionit. Ai gjithashtu do të kërkojë mbështetjen e Komisionit Evropian për forcimin dhe zgjerimin e masave të marra kohët e fundit në këtë drejtim.
Ministrat e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Qytetarit, Andreas Loverdhos dhe Mihalis Hrisohoidhis njoftuan se avancohen procedurat për krijimin e një çertifikate shëndetësore, si parakusht për punën e emigrantëve në Greqi. Madje, grupe të vogla të policë dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të monitorojnë të huajt dhe ata që janë të sëmurë do të transportohen në dhoma të veçanta në spitale, në të gjithë vendin.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se operacionet e policisë në qendër të Athinës do të vazhdojnë.
Ministrat e përshkruan problemin e imigracionit si një “bombë shëndetësore që është gati të shpërthejë dhe duhet të trajtohet me seriozitet, përgjegjësi, kundër çdo lloj laicizmi” dhe raportuan se rreth 1 milion emigrantë që jetojnë në vend, shumica pa leje, kanë krijuar probleme shumë të mëdha në aspektin e shëndetit dhe në nivelin e sigurisë në vend.
Në mënyrë të vecantë sic raportuan të dy ministrat, janë rritur në shkallë shqetësuese rastet me SIDA, janë regjistruar 620 shtëpi publike pa leje dhe vetëm 7 prej tyre kanë licensën e punës.
Gjithashtu, janë rritur sëmundjet ngjitëse paralelisht me krimin, i cili në disa zona krijon probleme shpërthyese.
Raportuan gjithashtu se do të bëhen kontrolle shëndetësore për të gjithë popullsinë emigrante, do të vulosen menjëherë shtëpitë në të cilat jetojnë në mënyrë të paligjëshme dhe masivisht emigrantë dhe pronarët e tyre do të kenë përgjegjësi penale.
Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se spitalet kanë mundësinë për të përballuar problemet shëndetësore dhe tashmë avancohen rregullimet përkatëse shëndetësore, të cilat përcaktojnë hapat e nevojshme nga ana e qeverisë.