E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja kundër fshatit të drogës

Vite më parë, policia nuk shkelte dot në këtë fshat, ku droga mbillej njësoj si të gjitha bimët e tjera nëpër kopshte, por sot situata ka ndryshuar disi, por sasitë e mëdha të drogës që dalin nga ky fshat, tregojnë për kultivimin e madh të kanabisit.

Së fundi, policia po zhvillim bashkëpunime edhe me prefekturën dhe institucione të tjera, duke ngritur 6 grupe pune, të cilat do të vëzhgojnë situatën.

Në përbërje të tyre janë punonjës së policisë, të administratës se komunës, kryepleqtë, administratës shtetërore etj.

"Këto grupe pune të ndara në 6 lagje e që kanë filluar nga puna ditën e sotme, do të komunikojnë nga afër me gjithë banorët e fshatit duke  u parashtruar të gjitha masat parandaluese, pasojat ligjore që vijnë nga kultivimi, etj", tha zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, duke shtuar se grupet e punës pas datës 15 maj do të nisin kontrollin në çdo oborr dhe kopsht të Lazaratit. /Start/

                                                                                             2012-05-08 14:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›