Çfarë mendon bota për ne?

Sipas një harta të plotësuar automatikisht nga gjigant i motorëve të kërkimit “Google”, qytetarët e Shqipërisë shihen si “të këqinj”. Shumica e përfundimeve dalin automatikisht sapo emri i një vendi të caktuar shtypet në motorin e kërkimit. Formuesit e hartës kanë zëvendësuar emrat e shteteve me jehonën që kanë këto vende në internet.
Sipas hartës së vendeve Evropiane, Britania e Madhe shihet si “grackë”, Danimarka si “burg”, Polonia “e jashtëzakonshme”, Ukraina “e pafuqishme” ndërsa Italia shihet si “e ngrënshme” dhe Serbia si “cool”...
Sa u takon vendeve nordike, Norvegjia shihet si “e shtrenjtë”, Suedia “neutrale”, ndërsa Finlanda “e çuditshme”./Indeksonline/