Jahjaga ndryshon rregulloret e kohës së Ibrahim Rugovës

Atifete Jahjaga ka ndryshuar tri herë një rregullore e cila ishte hartuar në kohën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Bëhet fjalë për rregulloren "Mbi llojet e dekoratave që i jep presidenti i Republikës së Kosovës dhe procedurat e përgjithshme për dhënien e tyre".
Kësisoj, Rugova kishte paraparë 25 lloj dekoratash që mund të ndahen. Ish presidenti Fatmir Sejdiu kishte shtuar një, “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”.
Jahjaga ndërkaq, me ndryshimet e rregullores, ka hequr më shumë se gjysmën e tyre duke e reduktuar numrin e dekoratave në njëmbëdhjetë. Me ndryshimin e fundit është shtuar edhe një, duke u bërë 12 dekorata që mund të ndajë presidenca.
Indeksonline ka siguruar tri kopje të aq herë sa është ndryshuar kjo rregullore. Fillimisht ajo ishte ndryshuar me datë 10 maj 2012, së dyti me 6 shtator 2012, kurse për herë të tretë me 29 janar 2013.
Disa prej heqjes së dekoratave janë edhe ‘Artist i merituar” si dhe “Qytetar nderi i Kosovës”.
Zëdhënësi i zyrës së Jahjagës, Arbër Vllahiu, nuk i ka komentuar për Indeskonline këto ndryshime.
Me rregulloren e kohës së Rugovës janë paraparë këto dekorata:
1.Urdhëri Hero i Kosovës
2.Medalja e Artë e Lirisë
3.Medalja e Artë e Pavarësisë
4.Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
5.Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
6.Dekorata Crystala Dardanica
7.Medalja Humanitare Nëna Tereze
8.Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
9.Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çeta
10.Medalja Artist i Merituar
11.Medalja Mësues i Merituar
12.Dekorata Qytetar i Merituar i Kosovës
13Medalja Presidenciale e Meritave
14.Medalja Civile për Shërbim në Kosovë
15.Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë
16.Çmimi Presidencial “ E “ për Shërbim të Eksportit
17.Çmimi Presidencial për Cilësi dhe Aftësi të Menaxhimit
18.Çmimi Presidencial për Inovime, Kërkime dhe Zhvillim
19.Çmimi i Presidentit për Siguri
20.Çmimi Presidencial për Studiues ( dijetarë, shkencëtarë)
21.Çmimi i Presidentit për Meritat e Ambientit
Trofeu i Presidentit
22.Çmimi Presidencial për suksese në prodhim dhe në biznes
23.Ambasador Nderi
24.Ambasador i Kombit të Kosovës
25.Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova, (e themeluar nga Presidenti Sejdiu)
Kurse aktualisht presidenti/ja e Kosovës parashihet të japë këto dekorata që është përgjysmë më pak.
1.Urdhri Hero i Kosovës
2.Urdhri i Lirisë
3.Urdhri i Pavarësisë
4.Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
5.Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizën “Dr. Ibrahim Rugova”
6.Medalja Humanatare “Nëna Terezë”
7.Medalja e Paqes dhe pajtimit “Anton Çetta”
8.Medalja Presidenciale e Meritave (Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sport, Siguri dhe Shërbim Civil)
9.Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë
10.Medalja Presidenciale për “Sundim të Ligjit”
11.Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim
12.Titulli Ambasador Nderi i Kosovës
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, të shtunën ndan 132 dekorata, urdhra e tituj për personalitete të ndryshme vendore e ndërkombëtare, të gjallë, të vrarë e të vdekur./Indeksonline/