E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid sa buxheti shqiptar, kushton 3.3 miliardë USD

TIRANE-Me një vlerë të përafërt me buxhetin e shtetit shqiptar në një vit, Reali i Madridit është klubi me vlerën më të lartë në botë, shpalli “Forbes”, një revistë e specializuar për studimet ekonomike, ditën e enjte.

Në renditjen e publikuar prej revistës, gjigantët spanjollë u vendosën në krye të listës, e cila merr parasysh vlerën e aseteve, marketingut, futbollistëve, pronave në zotërim të klubit, kapitalet, detyrimet, të drejtat televizive, përfitimet nga pozicionet në kampionate e kupa të Europës dhe të dhëna të tjera financiare.

Në total, vlera totale e Realit u përllogarit në 3,3 miliardë dollarë, lehtësisht inferiore ndaj 3,8 miliardëve që përbënë buxhetin e shtetit shqiptar për vitin aktual. Në vendin e dytë pozicionohet Mançester Junajtid, ndjekur nga Barcelona, përkatësisht me 3,1 miliardë dhe 2,6 miliardë. Pastaj vjen Arsenali dhe Bajerni me nga 1.3 miliardë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›