Shtyhet seanca dëgjimore e Haxhinastos në Komisionin e Sigurisë, nuk lejohet media
TIRANË- Seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, ku ishte i thirrur ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto është shtyrë në një afat të pacaktuar si rrezultat i debateve të shumta të deputetëve socialistë e demokratë mbi faktin nëse mbledhja duhej të ishte e hapur ose jo ndaj medias.
Ka qenë ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto që ka kërkuar i pari që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura pasi tema e diskutimit sipas tij përbënte sekret për publikun dhe rrezik për sigurinë kombëtare.
Kaq ka mjaftuar që deputetët socialiste të ngrenë zërin, duke kundërshtuar deklarat e ministrit si të ekzagjeruara, ndërsa kanë kërkuar materiale shkrimore informuese shtesë mbi temën e diskutimit sa i përket sigurisë dhe ruajtjes së informacionit në institucionin e ministrisë së Jashtme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)