Rama mbledh aleatët, Zogaj: Mungesa e Dules, jo politike
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbledh aleatët e majtë në një takim, i cili po zhvillohet në selinë rozë.
Në takim janë të pranishëm, kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu Partisë Ligj e Drejtësi Spartak Ngjela, Prec Zogaj, ndërsa mësohet se mungon kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Mësohet se Milo e ka justifikuar mungesën e tij me mospasjen e një ftese, pasi bëhet fjalë për një takim informal, ndërsa nga ana e Vangjel Dules nuk ka asnjë prononcim në lidhje me mungesën në këtë takim.
Teme e këtij takimi do të jetë reforma zgjedhore dhe pritet që opozita e bashkuar të kërkojë që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse.
Zogaj: Mungesa e Dules në takim, jo politike
Në përfundim të këtij takim Prec Zogaj ka komentuar për median rëndësinë e këtij takimi të përjavshëm, ndërsa ka folur edhe për mungesë ne Vangjel Dules. Sipas tij, duke qënë se bëhet fjalë për një takim informal, mungesa e Dules nuk konsiderohet politike.
“Kjo është bërë një praktikë, takimi cdo ditë të martë, nuk është një gjë e re. Takimi u fokusua tek grupi i punës së opozitës që u krijua para një jave për reformën zgjedhore, që është një proces jetik për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ka mungesa politike, kjo ishte një drekë pune. Ne e respektojmë shtypin ju falenderojmë që jeni të vëmendshëm dhe të përkushtuar, por këto janë edhe takime miqësore, jo vetëm politike´”, tha Zogaj.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore dhe rëndësia që ajo ka për opozitën, Zogaj tha s të gjitha partitë kanë bërë propozime konkrete në lidhje me të.
“Takimi ishte i fokusuar tek grupi i punës. Të gjithë partitë kanë propozime konkrete për reformën zgjedhore”, shtoi Zogaj.
(m.a/BalkanWeb)