"Çmenduri" e Junajtid, barazim ndaj Evertonit
TIRANE- Një Mançester Junajtid "i çmendur" ka barazuar 4-4 ndaj Evertonit, duke rihapur plotësisht betejën për titullin kampion në Premier Ligën Angleze. "Djajtë e Kuq" ishin 8 pikë në avancë ndaj kushërinjve të Sitit, por një humbje dhe një barazim, kanë bërë që kjo diferencë tashmë të jetë vetëm 3 pikë dhe përballja e javës së ardhshme, të bëhet më vendimtare se kurrë.
Në "Old Traford", Mançester Junajtid ka bërë një gafë të pafalshme ndaj Evertonit, duke barazuar 4-4 edhe pse 7 minuta para fundit ishte duke kryesuar 4-2. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1, pas golave të Jelaviç për miqtë dhe Runit për vendasit. Në pjesën e dytë, në fillim Uellbek dhe më pas Nani, e çuan takimin në 3-1.
Në minutën e 67-të, Fellaini shkurtoi diferencën në 3-2, por 2 minuta më pas Uejn Runi rikthen sërish qetësinë në stol. Veçse, një qetësi e rreme, pasi Evertoni barazoi gjithçka në minutat 83' dhe 85', me anë të Jelaviç e Pienar. Pas kësaj, Mançester Siti ka fituar 2-0 ndaj Ulvs, duke e çuar diferencën në 3 pikë. Nëse fiton në derbin e 30 prillit, Siti me shumë mundësi të jetë kampion i Anglisë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)