E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduria e futbollit, shpenzime astronomike

Më shumë se 2.5 miliard euro gjatë merkatos verore dy mujore janë shpenzuar nga klubet për të forcuar radhët e tyre për sezonin e ri.Maqedonia me parametra zero të shpenzimeve edhe pse 25 futbollist lëvizën nga njëra në skuadrën tjetrën.

Neymar, Bale, Falcao, Cavani ndërruan mesin e tyre. Sipas traditës edhe sivjet skuadrat e mëdha kanë shpenzuar më shumë para, por e dhëna se tre nga lëvizjet më të shtrenjta janë bërë në Francë, flet qartë se klima e futbollit ka ndryshuar. Gjithsesi në fund të këtij teksti keni dhe grafikon e pes ligave më të forta në kontinentin e vjetër të cilat në 6 sezonet e fundit ( 11 merkato kanë shpenzuar më shumë se 12 miliard e 580 milion euro).

Disa të dhënë janë fascinante. Krahas asaj që në të njëjtin kampionat për 150 milion euro, arritën Bale e Neymar, skuadrat spanjolle kaluan ashtu siç i ka hije një shteti që është në krizë të madhe financiare dhe në fund të merkatos dolën në plus prej 100 milion euro. Vazhdimin e kursimit në Seria A, e prishi skuadra e Napolit, por edhe 88 milionët e saj të shpenzuara, Calcion Italiane nuk e çuan në minus.

Në Francë, dy klubet e pasura nga Parisi dhe Monte Karlo, kontribuan që mos të bie në sy që 18 skuadrat tjera të Ligue 1, kanë përfituar reth 150 milion euro. Po që se Monako dhe PSG do shpenzonin miliona euro, atëherë kampionatit francez do të ishte në zero. Kështu me shpenzimet e tyre Ligue 1, është në minus të madh.
Skuadrat nga Premier League, kanë thyer të gjitha rekordet dhe në ditën e fundit të merkatos shpenzuan më shumë se 240 milion euro, po thuajse sa tërë Bundesliga në këtë verë. Ata shpenzuan 624.560.000 paund, ose 25 për qind më shum se rekordi I deritanishëm I shpenzimeve nga vera e 2008. Bale disi ua përmirësoi bilancin negative, por përfitimet e tyre nga merkatoja edhe më tej janë minus edhe atë në 541 milion euro!

Futbollistët më të shtrenjtë:
1. Gareth Bale Real Madrid 91.000.000 €*
2. Edinson Cavani PSG 64.500.000 €
3. Falcao Monako 60.000.000 €
4. Neymar Barcelona 57.000.000 €
5. Mesut Ozil 47.000.000 €
6. James Rodriguez Monaco 40.000.000 €

Shpenzuesit më të mëdhenj (klubet):
1. Monaco Francë 172.000.000 €*
2. Real Madrid Spanjë 170.000.000 €
3. Tottenham Angli 126.000.000 €*
4. Manchester City Angli 120.000.000 €
5. PSG Francë 116.000.000 €
6. Napoli Itali 88.000.000 €*

Shpenzuesit më të mëdhenj (kampionatet):
1. Premier League 744.000.000 €*
2. Serie A 409.585.000 €
3. Primera Division 390.950.000 €
3. Ligue 1 378.850.000 €*
5. Premier liga (Rusi) 272.375.000 €
6. Bundesliga 263.255.000 € 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›