E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec: Dua maksimumin kundër Shqipërisë

Sikurse Gianni De Biasi, edhe selektori i Sllovenisë Sreçko Katanec, kërkon maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e radhës, kundër Shqipërisë dhe Qipros. Sllovenia nuk është në pozicion komod në renditjen e grupit prandaj vetëm fitoret në të dyja ndeshjen do ta nxirrnin nga situata e vështirë në të cilën ndodhen.

“E dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë në këto dy ndeshje. Na duhen patjetër gjashtë pikë sepse me një pikë nuk arrijmë asgjë. Lojtarët që kam grumbulluar i kam zgjedhur me kujdes për arsye se kam gjithçka në mendje për modulin se si do të luajmë”, shtoi numri një i bankinës sllovene. Katanec u ka bërë thirrje lojtarëve që të mos përsëriten gabimet si në ndeshjet e mëparshme dhe kështu mund të arrihet tek suksesi.

“Duhet të përgatitemi shumë për të arritur pikët që kanë kundërshtarët. Diçka e tillë do ta bëjë akoma më të bukur grupin, por do të rrisë edhe shpresat e kombëtares tonë për kualifikimin në Botëror. Nëse e meritojmë Botërorin atëherë duhet ta tregojmë në këto dy ndeshje që janë jetike për ne”, shtoi tekniku slloven./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›