E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet, Panariti: Monitorimi i tregjeve deri më 31 dhjetor

TIRANË - Strukturat e bashkiake vijuan dhe sot monitorimin e tregjeve me shumicë dhe pakicë në kryeqytet, për të shmangur abuzimet me çmimet, në prag të ndërrimit të viteve.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave dhe Policia Bashkiake, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave, kanë shtuar praninë e inspektorëve të tyre nëpër tregjet e kryeqytetit, në këtë prag fundviti, ku vitet e shkuara është vënë re edhe abuzimi më i madh me çmimet

Zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, i pranishëm në monitorimin e kryer në tregun pranë rrugës “Bardhyl”, shprehu vendosmërinë për të mbrojtur interesat e konsumatorëve të kryeqytetit.

"Nuk do të tërhiqemi për sa kohë që jemi të bindur se u shërbejmë interesave të konsumatorëve, interesave të blerësve, për sa kohë jemi të bindur që mbrojmë xhepat e qytetarëve të kryeqytetit nga spekulantët", -theksoi Panariti.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë ditës së sotme nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve rezulton që çmimet vazhdojnë të ruajnë të njëjtin nivel dhe nuk është konstatuar abuzim me to.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›