Analiza vjetore 2011, Bode: Ekonomia shqiptare rezultoi e qëndrueshme
Tiranë- Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 rezultoi stabël, pavarësisht krizës financiare që “kaploi” gjithë ekonomitë e rajonit. Kështu u shpreh kreu i Financave, Ridvan Bode në analizën vjetore të punës së ministrisë.
Ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga dy agjensitë e rëndësishme Moody dhe S&P. Dy agjensitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjensitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm – u shpreh Bode.
Ndër të tjera ministri Bodes vendi ynë i shpëtoi krizës falë reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.
Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje nga vitit 2005 duke qenë më i uleti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizma të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit, deklaroi Bode.
Shkrime të tjera me interes:
- Konferenca e Kryetarëve, Bode: Shqipëria do vazhdojë rritjen ekonomike Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar sot gjatë...
- Buxheti 2012, Bode: Përmbushje e prioritetëve të qeverisë Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka prezantuar projekt-buxhetin 2012...
- Fullani: Ekonomia shqiptare nën potencialin e saj Tiranë- Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë deklaroi gjatë...