E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim për vrasje

GREQI- Arrestohet në Greqi  shqiptari i kërkuar për vrasje.

Policia e Korcës bën me dije se në bashkëpunin me Interpol Tirana dhe autoritetet greke ka vënë në pranga 41-vjecarin Ardian Kaleshi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kaleshi ishte dënuar me 25 vjet burg , për veprën penale te ”Vrasjes me dashje”, pasi në vitin 1991 ka vrarë shtetasin Roland Cangonji.

Polcia e Korcës ka nisur proceduar për ekstradimin te shtetasit Ardian Kalaveshi në vendin tonë, për kryerjen e dënimit për veprën penale “Vrasje me dashje”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›