E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e perimeve rriten me 20 lekë

Pësojnë tjetër rritje perimet e tregtuara në Pazarin e Ri këtë javë. Rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i mbarimt tië prodhimeve të stinës në vendt tonë dhe hyrjen e mallit të importit. Perimet që kanë pësuar një rritje që varion deri në 20 lekë janë sallata, speci, barbunja dhe kungulli.
Ndërkohë që frutat në përgjithësi kanë pësuar ulje. Ndër frutat që kanë pësuar ulje mund të përmendim mandarinat apo portokallet të cilat janë frutat e stinës. Është rritur çmimi i rrushit duke qenë se prodhimi i vendit ka mbaruar. Ajo që vihet re është se në javët e fundit çmimet e perimeve kanë pësuar një rritje vazhdueshme dhe ardhja e stinës së ftohtë do ndikojë në rritjen e mëtejshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›