E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi Princ i Asturias", i jepet Kadaresë në vendin e lindjes

Ku do të ishte më mirë që çmimi "Princ i Asturias" Ismail Kadaresë t'i dorëzohej në vendin e tij të lindjes. Në mënyrë simbolike Akademia e Shkencave në bashkpunim me ambasadën Spanjolle në Tiranë organizuan një ceremoni speciale në respekt të marrjes së këtij çmimi nga shkrimtari dhe akademiku shqiptar Kadare. Gjatë ceremonisë u mbajtën fjalime vlerësuese për shkrimtarin e madh shqiptar, vetë Kadare i mbushur nga emocionet falenderoi të pranishmit për vlerësimet e dhëna për të.
Në ceremoni kanë qënë të pranishëm krerët më të lartë të vendit si Ministri i Jashtëm Ilir Meta, Ministri i Shtetit Genc Pollo,Ambasadori i Spanjës në Tiranë si dhe Kryeministri i vendit Sali Berisha ,i cili nuk i ka kursyer vlerësimet më të larta për Kadarenë duke e quajtur atë mbretin e letrave shqipe.
Kadare e fitoi çmimin "Princ i Asturias " ndërmjet 31 kandidatëve nga e gjithë bota. Ceremonia u zhvillua në Teatrin Campoamor të Oviedo-s, ku Princi Filip i Spanjës i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjoze në botë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›