Sarkozy: 26 miliardë euro për ekonominë

Presidenti I Francës Nikola Sarkozi, preznatoi një plan prej 26 miliardë eurosh për rigjallërimin e ekonomisë së vendit. Shteti francez do t'iu akordojë ndërmarrjeve të vendit 11 miliradë euro në fillim të vitit 2009, duke përshpejtuar procesin e pagimit të kredive.Franca ka prezantuar një plan prej 26 miliardë eurosh për rigjallërimin e ekonomisë së vendit. Përgjigjja franceze ndaj krizës janë investimet masive në cdo sektor të ekonomisë. Kjo është strategjia e lajmëruar të enjten nga Presidenti Nikolas Sarkozi dhe është një përgjigjje jo kalimtare por strukturale. "Përgjigjja jonë ndaj krizës është tek investimet, sepse sot është mënyra më e mirë për mbështetjen e aktiviteteve ekonomike në vend dhe shpëtimin e vendeve të punës. Kjo është rruga e vetme në përgatitjen e tregjeve të punës për të ardhmen, sepse kemi vonesa të mëdha në investime", ka deklaruar Sarkozi. Shteti francez do t'iu akordojë ndërmarrjeve të vendit 11 miliradë euro në fillim të vitit 2009, duke përshpejtuar procesin e pagimit të kredive. Në plan parashikohet edhe rinisja e investimeve në infrastrukturë, me dy miliardë euro. Për mbështetjen e sektorit të industrisë së makinave do të investohet një pjesë e madhe e parave të hedhura së fundmi.