E Diel, 1 Nëntor 2026

Çollaku: Çështja e logos nuk diskutohet në takimin Thaçi-Daçiq

 Çështja e stemës së Republikës së Kosovës në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, nuk do të diskutohet në takimin e nesërm që do të mbahet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij serb Ivica Daçiq.

Këtë e konfirmoi për Top Channel, Bekim Çollaku, këshilltar i Kryeministrit Thaçi. Ai tha se “për logon vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ne, si Qeveri, nuk do të implikohemi në këtë çështje”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›