E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-ja shfrytëzojë pushimin e inspektorëve për të ndërtuar ilegalisht

Loja mes Komunës së Prishtinës, dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka të ndalur.

PDK-ja ka shfrytëzuar ditën e shtunë dhe të diele që të ndërtojë garazhet pa leje përballë selisë së sajë.

Të premten komuna e Prishtinës kishte ndërpre punimet, mirëpo garazheve tash u është duke u vënë kulmi.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, tha se ai objekte nuk do të mund të pajiset asnjëherë me leje ndërtimi, pasi që është i ndërtuar në pronë publike. “Nuk ka leje ndërtimi, dhe nuk do të mund të pajiset me leje ndërtimi, sepse ajo është pronë publike”, tha Osaj për Indeksonline, duke mos treguar nëse objekti do të jetë përsëri cakë i bagerit të Komunës. Por, Indeksonline merr vesh se Inspektorati i Komunës së Prishtinës, tashmë ka ngritur padi ndaj PDK-së në organet kompetente.

PDK-ja para pak muajve kishte nisur ndërtimin e objektit, ndërkohë që komuna kishte dal në vend ngjarje dhe kishte ndal punimet. Punimet kishin nisur përsëri, pas dy ditësh, ndërkohë Inspektorati Komunal pati përdorur forcën duke ia shembur objektin. Pas rreth dy muajve përplasje, para tri ditësh PDK-ja ka nisur përsëri punimet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›