Shqiptarët e burgosur në Jemen, Kapiteni: Armët në anije, lojë mes Jemenit dhe Serbisë

U bënë 7 muaj që nga koha që tre shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Jemenit, ndërkohë që asnjë reagim zyrtar nuk ka për çështjen e tyre.
"Nuk kemi rroba për t'u veshur", pohon për "Gazetën Shqiptare", ka-piteni i anijes që u sekuestrua pak kohë më parë në ujërat e Jemenit, Arif Bakillari. Bashkë me të, në temperaturat e larta të Jemenit, vuajnë dënimin e tyre edhe dy shqiptarë të tjerë, Mihal Cangonji dhe Nezir Shahaj, pjesë e ekuipazhit të anijes që u ndalua në 18 dhjetor në ujërat e Jemenit me armatim të ngarkuar në Serbi. "Po jetojmë në temperatura mbi 40 gradë, është një tmerr", - rrëfen Bakillari.
Tre shqiptarët janë dënuar me nga 6 vite burg secili, edhe pse ata deri më tani kanë pohuar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë lidhje me ngarkesën që ndodhej në anije. "Jemi pjesë e marrëveshjeve të fshehta mes Serbisë dhe Jemenit, shteti të reagojë, të mos vdesim këtu", - rrëfen kapiteni i anijes "EOS", e cila u ndalua në portin e Mukallës me 180 ton armatime. /Indeksonline/