Çollaku: Nuk lëshuam pe

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i ka cilësuar të pavërteta deklaratat e presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, i cili tha mbrëmë në Bruksel se Prishtina zyrtare ka lëshuar pe lidhur me juridiksionin e komunave me shumicë serbe në veri.
Ai i tha Radio Kosovës së kryeministri Thaçi nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjë kompromis që bie ndesh me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Për dallim nga presidenti serb Nikoliq, baronesha Catherine Ashton nuk ka konfirmuar se Prishtina ka lëshuar pe në dialog dhe tani pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes për çështjen e juridiksionit të komunave më shumicë serbe në veri.
Përmes një deklarate me shkrim, baronesha Ashton, ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi që të merren vesh sa më shpejt për çështjet e hapura./Indeksonline/