Cech tregoi si e priti penalltinë e Robbenit

Pas rezultatit 1-1 në kohën e rregullt, përballja shkoi në shtesë, ku Robben kishte rastin të rikthente Bayernin në epërsi kur në minutën e 95-të u akordua penallti për gjigantin bavarez.
Por, Cech e priti goditjen e holandezit e cila duket se inspiroi Chelsean, që më pas rrëmbeu titullin pikërisht pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave.
”Robben gjithmonë gjuan në mënyrë të ndryshme. Nuk ka asnjë model se si i gjuan penalltitë. Kështu që unë nuk e dija se çfarë të bëja me të. Gjysmën i gjuan në të djathtë dhe gjysmën në të majtë. Ai madje vrapon në të njëjtën mënyrë për ta goditur topin”, tha Cech.
“Por, kur jeni i lodhur, kur i keni luajtur 95 minuta, lojtarët gjithnjë zgjedhin forcën para teknikës. Ai është i majtë, po ashtu jam edhe unë dhe mendova që po të isha në vend të tij do të gjuaja nga e majta në të djathtë. Kjo është arsyeja pse unë shkova në të majtën time”, tha portieri i Chelseat.