E Diel, 1 Nëntor 2026

Një prostitutë belge ngrit akuza të reja kundër Strauss Kahn

Një prokuror francez ka urdhëruar hapjen e një hetimi paraprak lidhur me pretendimet se ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka qenë i përfshirë në një tjetër përdhunim në Washington.

Akuza vjen nga një prostitutë belge e cila pretendon se është përdhunuar në grup në dhjetor të vitit 2010, mes të cilëve ishte edhe ish-kreu i FMN-së. Zyra e prokurorit në Paris bëri të ditur në një deklaratë shtypi se po hetojnë lidhur me akuzat se Strauss Kahn mund të ketë qenë i përfshirë në një tjetër akt përdhunimi, gjatë një feste në një hotel në Washington, në kohën kur ai mbante detyrën e kreut të FMN-së.

Strauss Kahn i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se është viktimë e një fushate denigruese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›