E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit përleshen me policinë në Chicago

Derisa po vazhdon të mbahet samiti i NATO-s në qytetin amerikan të Chicagos, janë zhvilluar edhe disa protesta. Policia tha se është përleshur me protestues kundër luftës.

Raportohet se katër policë janë lënduar, kurse autoritetet thonë se kanë arrestuar 45 demonstrues.

Numri i protestuesve sipas autoriteteve të rendit është zvogëluar gjatë fundjavës.

Policia vlerëson se rreth 3 mijë njerëz morën pjesë në protestë të dielën, derisa organizatorët kishin thënë se në protestë mund të marrin pjesë deri në 10 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›