Vlorë- Arrestohen tre të mitur, vodhën tabelat emërtuese të rrugëve
Vlorë- Tre të mitur janë arrestuar në flagrance nga blutë e Vlorës në orët e para të ditës së sotme pasi akuzohen për vepren penale të vjedhjes.
Shtetasit R.K, L.T Dhe E.M të gjithë 17- vjeçar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 36 tabela emërtuese të rrugëve të qytetit bregdetar.
Këto tabela janë gjetur në bagazhin e një automjeti tip ‘Fiat’ që posedohej nga të miturit në momentin e arrestimit.
Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje edhe pse dyshohet se hekurishtet do të shiteshin për skrap. Grabitja e çdo hekurishteje për ta shitur për skrap po përhapet me hapa të shpejtë, dhe jo pak adoleshentë janë përfshirë në vorbullën e ketij krimi.