E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit, fiton firma franceze " Sagem Securite".

 

Firma franceze " Sagem Securite" është fituesja e tenderit për prodhimin e letërnjoftimeve të reja elektronike të shtetasve shqiptarë dhe pasaportave biometrike. Komisioni i vlerësimit e ka renditur atë të parën me një diferencë të theksuar pikësh nga tre firmat tjera. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Brendshme, " Sagem Securite" dha një ofertë prej 1167 lekë për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike 5000 lekë të reja, e cila ishte dhe cmimi më i ulët i dhënë nga ofertuesit.

Sipas ministrit të brendshëm Bujar Nishani, nëse firmat e skualifikuara dhe ofertuesit e tjerë që kanë marrë më pak pikë nuk do të ankohen, atëherë do të fillojë menjëherë puna për prodhimin e kartave me firmën franceze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›