E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka: Enciklopedia e publikuar në Maqedoni, pa bazë dokumentash dhe fyese për shqiptarët

Historiani Neritan Ceka i ka quajtur të pabazuara historikisht pretendimet e fundit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, botuar në një enciklopedi të saj se “ shqiptarët kanë ardhur në këto vise pas shekullit të 15-të , si njerëz të zbritur nga mali dhe që me dyndjet e tyre  nëpër qytete i kanë detyruar popullësinë maqedonase të shpërngulet nga vendbanimet e tyre”. Në një prononcim për mediat Ceka tha se “ një enciklopedi e botuar nga një Akademi Shkencash në çdo vend të botës është zyrtare, është qeveritare. Dhe një dokument i tillë  shpreh një opinion zyrtar të paargumentuar, që thotë se shqiptarët kanë ardhur në këtë vend në shek 15 dhe janë vendosur më parë në qytete, pastaj kanë shkuar në fshatra , kur zakonisht në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur kështu , pra ndodh  e kundërta ”.

Në lidhje me vendbanimet e hershme të shqiptarëve në këto zona Ceka theksoi se “Shekulli i 15 –të ku pretendohet është periudhë shumë e vonë, pasi në këtë kohë në Pollog që njihet si zonë shumë aktive e luftrave të Skënderbeut , që zhvillohet në luginën e Vardarit ose ku shtrihet sot Tetova dhe Gostivari , ishte Renestia , ku shtrihet Ohri sot, ishin dasaretët ku shtrihet  Pogradeci dhe Lankestia ku shtrihet sot Manastiri dhe më tej Pajania  deri në kufi me Greqinë për të ardhur më pas në kufirin ku fillonte Maqedonia e mirëfilltë”. Pra shtoi ai “ e gjithë kjo histori që pretendojnë se janë maqedonas autoktonë nuk është e vërtëtë, sepse ato kanë qenë vendbanime ilire dhe janë populluar nga ilirë dhe jo nga maqedonas “. Në këtë kontekst deklaroi Ceka “ as për maqedonas autoktonë nuk bëhet fjalë , pasi në shekujt 9-10-11 ka pasur dyndje të fiseve bullgare në këto zona , çka  paraqitet nëpër dokumenta edhe gjithë tradita e tyre. Ky provokim i Akademisë së Shkencave tregon nivelin e ulët dhe vazhdën shumë vjeçare të ujërave ku notonte Akademia e Shkencave Jugosllave “,  tha Ceka, duke shtuar se “ një përgjigje të mirë të këtyre tezave të pargumentuara duhet patjetër ta japin akademikët shqiptarë në Maqedoni , pasi si ata kanë krijuar një klase politike që është partnere dhe faktor në qeverinë Maqedonase, por edhe klasa intelektuale atje duhet të luftojë me metoda shkencore për të përballuar presionet e herëpashershme të maqedonasve për këtë çështje“.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›