Ceka: Ju rrëfej '97, nuk kam hipur kurrë mbi tank
TIRANE-Profesor Ceka vijon rrëfimin e tij në "Gazetën Shqiptare" lidhur me momentet e pas Dhjetorit '90 dhe sfidat që përballoi Partia Demokratike në vitet e para të qeverisjes. Në numrin e djeshëm, këshilltari i kryeministrit rrëfeu momentet e para të protestës së studentëve, sot ai tregon momentet e para pas themelimit të PD. Për çështjen e pronave, Neritan Ceka është mjaft kritik me një linjë brenda PD-së që sipas tij përdori tezat e Leninit. "Qëndrimi që mbajti PD-ja ndaj pronës ishte shumë afër atij komunist", thotë Ceka.
Pse u larguat nga PD-ja?
Problemi ka qenë se PD-ja ishte një front antikomunist, nuk ka qenë një parti në kuptimin e karrierës. Ata që u futën në PD, u futën nga një përkushtim intelektual jo nga mendimi se një ditë do të bëheshin ministër, apo kryeministra dhe presidentë. Edhe konfliktet që lindin ishin jo themelorë. Ne kurrë nuk patëm një konflikt p.sh mbi çështje shumë themelore që ishte qëndrimi ndaj pronës. Qëndrimi që mbajti PD-ja ndaj pronës ishte shumë afër atij komunist. Kur thamë se toka i takon atij që e punon, ne ishim me tezat e Leninit ndërkohë që e ardhmja do të tregonte se toka i takon ai që e ka pronë. Fabrika u takon atyre që e kanë pronën jo punëtorëve që punonin. Kjo nuk na dha mundësi të bënin asnjë ndarje nga socialistët, madje në atë kohë ata ishin më djathtas se ne sepse kërkuan që prona të ishte ca kohë në përdorim dhe kjo do të kishte qenë një zgjidhje shumë më e mirë sesa prona që dhamë ne. Ishte teori e Pashkos që ta jepnim tokën për investime të huaja të cilat nuk erdhën, madje edhe sot pas 20 vitesh sepse investitori nuk vjen kurrë aty ku prona është e pazgjidhur. Prapë ky ishte një gabim në orientimin e PD-së. Unë e kam shumë të qartë diskutimin që kemi bërë me Sali Berishën në atë kohë. Berisha ka thënë që ne duhet të respektojmë pronën e vjetër sepse e kanë blerë me para. Ai vinte nga fshati siç vij edhe unë (ne kemi qenë pronar dhe e kemi pasur shtëpinë në fshat), dhe të dy ishim më djathtas, kurse pjesa tjetër ishte krejtësisht majtas. Si Pashko ashtu dhe të tjerë mendonin që toka tu jepej fshatarëve që ta punonin dhe dominoi kjo por një çështje e tillë nuk u bë kurrë me konflikt. U diskutua në parti, në kryesinë e PD-së, u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar dhe mendimi i Pashkos dominoi dhe fakti që këtë mision e kishte marrë përsipër PS-ja na prishi shumë punë. Ne mundoheshim të ishim në një pozicion ndryshe nga e majta. Kështu që kjo që ndodhi me mua, ndodhi edhe me të tjerë. Pra nuk ishte një veprim personal në këtë rast por ndodhi edhe me të tjerë, me Imamin, Zogajn, Shahin Kadarenë, Demetin dhe figura themelore të PD-së në atë kohë. Kjo ikje u shoqërua me një trajektore murtajë dhe pjesa më e madhe e tyre u rikthyen duke treguar se e gjithë kjo histori nuk kishte sens, nuk kishte arsye politike, ishte krejt emocionale nga fakti se ne nuk ishim profesionistë. Ne vinim nga jeta intelektuale dhe nganjëherë gjërat sekondare marrin vlera më të mëdha sesa vlerat themelore. Natyrisht, po të kisha pasur këtë përgatitje, këtë përvojë, jo vetëm unë por edhe të tjerët, jam i sigurt që nuk do të ishin larguar nga PD-ja. Grupi është shkëputur ka pasur një vizion liberalo-demokrat që është sot programi elektoral i PD-së. Duke u shkëputur me atë program, e kaluam tek e majta. Programi i grupit të liberalëve me Pashkon, Zogajn, Demetin, Perikli Tetën, Teodor Kekon e figura të mëdha të tjera të lëvizjes si dhe shumë të rinj si Blendi Gonxhe e të tjerë që sot janë në parlament nga e majta e nga e djathta, apo Blendi Fevziu, madje ka qenë anëtar i kryesisë së PAD-së. Aleksandër Frangaj ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar. Shpëtim Idrizi e Ben Blushi kanë qenë shumë të afërt me aleancën ashtu edhe Edi Rama. Ka qenë Ngjela, një nga themeluesit e PAD-së etj. Madje qeveria Nano bëri reforma të djathta liberalo-demokrate.
Më pas u rikthyet në PD...
E majta nuk është më e majtë dhe unë nuk kam qenë ndonjëherë i majtë. Nuk kam qenë ndonjë herë për shkaqe strategjike që u shkëputëm nga PD-ja meqenëse '97 ishte një traumë ku PAD ndikoi fuqishëm, ku dua të përmend faktin se marrëveshja me qeverinë e Pajtimit Kombëtar ka qenë vetëm e PAD-së sepse PS-ja pothuajse ishte zhdukur, ishte fshehur, Nano ishte në burg. Figura e dytë që vinte pas Nanos, Gramoz Ruçi ishte arratisur në Greqi. Gjysmë i fshehur në atë kohë ishte Rexhep Meidani e Namik Dokle dhe gjithë konteksti për ta stabilizuar vendin është bërë në atë kohë nga PAD. Unë bashkë me Zogajn e Frangaj kemi marrë kontakte me z.Berisha më 4 mars dhe më 5 mars 97 është bërë tryeza e parë e partive politike. Ishim natën në presidencë dhe i kemi kërkuar që të ulet në tavolinë për bisedime. Kemi marrë Mejdanin dhe Doklen dhe kemi bërë aktin e pajtimit. Aty filloi zgjidhja e krizës së 97-ës. Kështu që Aleanca ka qenë shumë vendimtare në rastet e krizave dhe më pas në qetësimin e situatave.
Cila është e vërteta për implikimin me bandat kriminale të '97-ës, fotot mbi tank apo me armë?
Nuk kam hipur kurrë mbi tank apo kam mbajtur armë në dorë. Këto janë legjenda. Nuk kam qenë mbi tank por tek ura kam qenë mbi makinën e Institutit të Arkeologjisë, ka qenë një 'Aro'. Ngjarja e '97-ës ka qenë spontane, nuk ka qenë e organizuar nga partitë politike. Vetë socialistët ishin të çoroditur, nuk dihej ku ishte njëri apo tjetri. Unë kam shkuar në Vlorë bashkë me Skënder Gjinushin për të parë situatën dhe aty kemi parë një mungesë totale organizimi. Ka pasur një komitet të organizuar i gjithi nga intelektualët që u quajt më vonë Komiteti i Shpëtimit Kombëtar. Duhet të themi të vërtetën pasi pushteti u shkri, nuk kishte as polici, as ushtri dhe kjo situatë ka qenë në të gjithë Shqipërinë të cilën e kam parë me sytë e mi. Në Gjirokastër flitej për një komandant, për një gjeneral, ishte pa ushtri, pa polici. Përreth nuk kishte njerëz të armatosur dhe në zyrën e tij ishin mbledhur protestuesit e të gjitha partive politike. Nuk kam parë krerë të ndonjë partie. Kishte një nga PS-ja, një nga Aleanca, një nga Balli, një nga PSD që kishte lidhje me kryetarin e PD-së në Gjirokastër dhe që përpiqeshin të mbanin rendin sidomos nga sulmet e banditëve. Por, nuk kam parë asnjë njeri që të kishte një organizëm të armatosur. Kështu që ka një legjendë mbi krijimin e forcave të armatosura nën drejtimin e partive politike. As PAD-ja dhe as partitë e tjera nuk kanë pasur asnjë mbështetje ushtarake. Madje aq e vërtetë është saqë në listat e deputetëve që erdhën në parlamentin e 97-ës, nuk ka pasur askënd që ka qenë në krye të Komitetit të Shpëtimit. U krijua një disinformim total. Nuk funksionin atëherë gazetat, nuk funksiononte informacioni i rregullt veçanërisht në jug që kishte dalë jashtë kontrollit por kanë qenë të interesuar për uljen e tensionit në vend dhe krijimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Në këtë rast kam vlerësuar atë ide që pati ish-Presidenti i asaj kohe Sali Berisha për të marrë këtë iniciativë, për të gjetur këtë formulë pasi nuk ishte e lehtë të gjeje formulën e zgjidhjes në atë situatë kaotike që ishte në Shqipëri. Zgjidhja u bë në një kohë rekord.
Sot ju jeni këshilltar i kryeministrit Sali Berisha. Cila është këshilla që ua ka dëgjuar më shumë për të cilët ka pasur nevojë?
Unë besoj se kam qenë një nga këshilltarët më të mirë të Doktorit në të gjitha kohët, edhe kur nuk kam qenë i angazhuar sepse i ka lexuar gjithmonë. Kam qenë shumë i hapur, kam qenë publik dhe jam i sigurt se shumë këshilla të miat i ka marrë seriozisht. Z.Berisha është njeri që di të absorbojë shumë mirë. Ai kishte më shumë nevojë për këshilla në vitin '97 dhe besoj se më dëgjoi gjë që e tregoi dhe koha.
Ju keni lënë të hapur mundësinë për shkrirjen e PAD-së dhe bashkimin me PD-së. Për çfarë arsye?
Aleanca Demokratike vazhdon funksionin e saj. Nuk është e vërtetë që është shkrirë kjo parti pavarësisht se nuk e kam unë në dorë që ta shkrij apo ta ngrij Aleancën por ajo që kam thënë është një e vërtetë për të gjitha partitë politike që quhen parti që të vogla dhe që kanë pasur vlera të mëdha. Aleanca pavarësisht se ishte një parti e vogël luajti një rol të madh në zgjidhjen e krizës së '97-ës. Por kujtoj këtu edhe zgjedhjet lokale të 2007-ës. Ka qenë një situatë e vështirë dhe kanë qenë pikërisht partitë e vogla të cilat dhanë një zgjidhje në ato momente dhe ishte rreziku që të bllokoheshin ato zgjedhje. Janë këto kopshtet e vogla që nxjerrin me të vërtetë lloje të ndryshme politikanësh, pak a shumë si arat e partive të mëdha. Kështu që ky është problem i së ardhmes së politikës në Shqipëri. Nëse do u jepet shansi njerëzve që të konkurrojnë edhe në partitë e vogla, do të kemi me të vërtetë ashtu siç kemi një ekonomi pluraliste, të kemi edhe një politikë pluraliste. Kjo do të vlejë për të gjitha partitë. Partitë duhet të kenë mbështetje e shanse për njerëz të cilët duan të konkurrojnë jashtë listave të partive të mëdha.
Karriera juaj e gjatë politike ka ndaluar tek këshilltar për arkitekturën e kryeministrit Berisha? Flitet se synoni kreun e Akademisë së Shkencave, është e vërtetë?
Nuk kam asnjë ambicie për këtë punë. Unë kam konkurruar për t'u bërë anëtar i Akademisë. Është çështje e karrierës shkencore, nuk është se po themi e ambicieve administrative. Unë besoj se jam më komod në mënyrën se si e ndaj kohën tani mes këshilltarit të jashtëm të kryeministrit pa qenë i angazhuar në administratë dhe aktivitetet e tjera që lidhen me punën time shkencore. Kjo ka qenë një periudhë prodhimtare dhe frytdhënëse bashkë me disa kolegë të mi në fushën e arkeologjisë së Shqipërisë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)