E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan, distancohemi nga deklarata e Daul për Ramën

TIRANE-Eduard Kukan kryesuesi i delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë, në kuadër të takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, është takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Zyra e shtypit të Partisë Socialiste zbardh detaje të këtij takimi, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, ku theksohet se në emër të delegacionit që kryeson Kukan tha se "ne distancohemi nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, në adresë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare".

Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave, njoftoi dje në mbrëmje se gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Joseph Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama ndoshta “pak të sëmurë mendor”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›