Ceka: Koalicion me atë që ofron më shumë
Korçë- Neritan Ceka ka folur sot nga qyteti i Korçës për orientimin e partisë së tij. Ai është dukur i pavendosur kur është shprehur se nuk kemi përcaktuar ende se në cilin koalocion do të bëjmë pjesë në Zgjedhjet 2009.
Gjatë një takimi me anëtarë e simpatizantë të PAD-së, në qytetin e madh Juglindor, ai tha se “në Zgjedhjet Parlamentare 2009, ne do të paraqitemi si një forcë e qendrës do të zgjedhim atë kualicion që do të fitojë pa pasur paragjykime”. Sipas tij tani nuk ka më pole por alternativa. “Ne do të bëjmë pjesë në atë kualicion që do të na favorizojë dhe do të na krijojë mundësira për tu përfaqësuar në pushtet”, theksoi Ceka.
Njëherësh luderi i PAD-se, Ceka është ndalur edhe në qeverisjen e PD duke vlerësuar disa nga aritjet në fushën e privatizimit, sistemit fiskal, infrastrukturës rrugore, por ai ka kritikuar edhe punën e qeverisë në drejtim luftës kundër korrupsionit.
Në po këtë takim Ceka kë bërë thirje që të fillojë që tani puna për hartimin e programeve të fushatës elektorale për të siguruar, sic u shpreh ai, suksesin e vitit 2006, një përfaqësim prej 4% të elektoratit në zgjedhjet parlamentare.
Neritan Ceka ishte në koalicion me PS-në në Zgjedhjet e 2004, por më pas u duk një lloj distancimi i tij nga partia e madhe opozitare. Ai u propozua nga Berisha edhe për President i Republikës në vitin 2007-të.