OJF-të: Qeveria të mos bëjë pazare me OMONIA-n
Tiranë-Një grup OJF kanë dalë me një deklaratë të përbashkët kundër kërkesës së OMINIA-s, për kthimin e jugut të vendit në moniritet. Ata dënojnë deklaratën e kreut të OMONIA-s, Vasill Bollano, I cili I ka kërkuar qeverisë greke të mos nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian me Shqipërine. Klubi Kombetar, Levizja "Mjaft!", ASAN, shoqeria "Cameria" dhe Instituti Liberal Shqiptar kërkojne qe qeveria te mos bëjë pazare me OMONIA-n.
Rrjeti i organizatave shqiptare u bën thirrje organeve qeveritare që të mos e konsiderojnë procesin e Stabilizim-Asocimit të Shqiperise si një pazar në marrëdheniet dypaleshe me cilindo shtet anëtar të BE-se që mund të shkëmbehet me varreza ushtaresh, shpallje gjuhësh zyrtare, apo me keq, rivizatime të kufijve administrative të Shqiperisë, për të krijuar njësi autonome territoriale në modelin e "Republika Srpska" në territorin e vendit.
OJF-të e konsiderojnë nënshkrimin e MSA-se si një arritje të merituar të Shqipërisë dhe gjithe qytetareve te saj dhe kete e kane vertetuar shumica e vendeve te BE-se qe e kane nenshkruar tashme.