Lushnje, goditet me grushta polici i spitalit
Lushnje- Ka qenë duke kryer detyrën si polic objektesh tek Spitali i Lushnjes kur është sulmuar me grushte nga një 30-vjeçar. Ngjarja nodhi mbrëmë në orët e vona në qytetiin e Lushnjës dhe u raportua sot nga policia e këtij qyteti.
Sipas policisë i dëmtuari ka qenë i punësuar një polici private si roje objektesh. Ai ka qenë duke kryer shërbimin tek spitali i Lushnjes kur është konfliktuar për shkak të detyrës me shetasin Albert Karadaku. Mësohet se ka qënë ky i fundit që e ka qëlluar më grushta duke dëmtuar në pjësën e fytyrës policin e objektve.
Polici ka njoftuar eprorët e tij, të cilët funë në dijeni policinë e Rendit. Agresori është arrestuar nga policia për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.