E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat, Athina sot e qetë

Athine-Gjendja paraqitet e qetë sot në kryeqytetin grek pas një nate të trazuar ku dhjetëra të rinj u konfrontuan me forcat policore, pranë Shkollës Politeknike e pushtuar ditën kur humbi jetën 15 vjeçari Aleksandors Grigoropulos.

Përplasjet vazhduan pas sulmit kundër një poste policore në lagjen Ekzarkia, ku adoleshenti Grigoropulos u qëllua nga një polic.

Liceistët u mblodhën dje në mënyrë paqësore në sheshin qëndror ''Sintagma'', përballë parlamentit duke ndezur qirinj dhe më pas u shpërndanë qetësisht. Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme u kryen 86 arrestime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›