E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Ligji për spiunët sot në Kuvend

Tiranë- “Si te gjitha premtimet tona edhe ligji për Dosjet do të jetë një premtim i mbajtur dhe do të miratohet sot (e hene) nga Kuvendi”. Kështu u shpreh sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.

Me miratimin e ligji të gjithë funksionarët shtetërore që kanë qenë më parë drejtues të lartë në kohën e komunizmit duhet të lënë detyrën. Ndër ta janë edhe prokurorët e dy çështjeve më të mëdha në vend rrugës Durrës-Kukës dhe shpërthimit të Gerdecit

I pyetur për këtë çështje, Patozi tha se parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij. Sipas tij, drafti i mazhorances nuk ka qëllim të sulmojë prokurorët apo gjyqtarët që kanë në dorë dosje të anëtarëve të qeverisë, siç thotë Edi Rama, pasi drafti është paraqitur në parlament dy vjet e gjysmë më parë kur këto çështje nuk ekzistonin.

“Një ligj qe nuk kursen te gjitha nivelet me te larta te shtetit nuk mund te jete meshire madh me nje grup xhelatesh qe mund te kene mbetur ne administraten tone”, tha Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›