Ceka: Kodi Zgjedhor anti-reforme per vjedhjen e votave
Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka e quan anti-reforme, ate qe Komisioni i posacem zgjedhore ka bere me kodin elektoral. Ne nje interviste per gazeten, Ceka thote se votat ne vend qe t'i numerojne qytetaret, i kane ne dore partite politike, duke demtuar procesin e per pasoje vene ne rrezik zgjedhjet e lira. Ceka rrefen dhe mbi perpjekjet e PAD-se per te qene pjese e nje koalicioni per mbijetese ne politike dhe ne 2009.
Zoti Ceka, ju moret pjese ne takimin me Presidentin e Republikes Bamir Topi per tu ankuar mbi reformen zgjedhore, por nuk jeni pjese e grupit te politikaneve qe do te marrin pjese ne proteste. Cfare problemesh sipas jush ka Kodi i ri Zgjedhor?
Une mendoj se paketa e hartuar nga dy partite e medha politike per kuadrin ligjor te zgjedhjeve nuk perben nje reforme. Eshte nje anti-reforme dhe hap prapa ne perpjekjet per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme. Eshte zhgenjyese qe serish te mos rregullohet dhe permiresohet procesi i numerimit te votave. Sepse eshte pikerisht ky proces i cili deformoi rezultatin e zgjedhjeve te kaluara. Me ndryshimet qe kane bere sot dy forcat e medha politike, thellohet akoma me shume monopoli i tyre ne zgjedhje dhe rreziku i deformimit te votes se lire. Partite e medha politike, hartuan nje kod akoma me problematik. Votat duhet te numerohen nga qytetaret, te jene ne dore te tyre dhe jo ne doren e partive politike qe kane direkt konflikt interesi. Me anti-reformen e bere, PD-PS ulen numrin e Komisioneve zgjedhore, duke thelluar krizen elektorale e lene ne doren e partive numerimin e votave.
Ju do te votoni kunder paketes se re ligjore ne Kuvend, apo do i bashkoheni protestes?
Jo un nuk jam per protesten. Dhe dua te sqaroj se un nuk jam kunder uljes se numrit te anetareve ne komisionet zgjedhore, se Partia Aleanca Demokratike nuk do te kete nje anetar ne to. Por se personalisht e quaj fyerje qe vota ime dhe e qytetareve te numerohet nga eksponent te partive politike. Ne kohe te sotme nje procedure e tille duhet te kishte ndryshuar. Nuk mund te lejojme me manipulimin e votave, nepermjet komisioneve te krijuara me anetare te partive politike. Kur tashme kete ceshtje duhet ta kishim sqaruar prej kohesh. Kjo eshte monopolizim i procesit nga dy partite e medha politike, qe do te sjelle e probleme ne procesin zgjedhor.
Cfare do beni si force politike, tashme qe dhe Kodi i ri Zgjedhor po miratohet me cilen kah politik do te bashkepunoni?
Koalicioni qe mund te lidh Partia Aleanca Demokratike nuk ka lidhje me me reformen zgjedhore. Ne po perpiqemi qe PAD te jete pjese e politikes. Por nuk kemi vendosur ende se me cilen force politike do te bashkepunojme. Mendoj se eshte ende heret per te caktuar nje pozicion te tille. E rendesishme per ne eshte qe PAD, te jete pjese e politikes, pastaj diskutojme per vijueshmerine.
Keni nisur ndonje negociate me Partine Demokratike? Po me seline roze si i keni marredheniet?
Jo nuk ka asnje negociate me asnje kamp politik per momentin. Nuk kemi nisur bisedime per bashkepunim te mundshem ne procesin elektoral te qershorit 2009. Per momentin jemi fokusuar tek ceshtjet e reformes zgjedhore e cila sic e theksova edhe me siper, ne menyre si eshte konceptuar eshte nje anti-reforme e demshme. Rozeta Rapushi
Koalicionet
Ne baze te formulimit te miratuar ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, koalicionet e partive politike per te qene fitues ne zgjedhjet elektorale 2009, duhet te arrijne te marrin 5 per qind te votave ne zgjedhje. Ky prag elektoral u sanksionua ne kodin e ri zgjedhor dhe partite qe do te konkurrojne nen siglen e nje koalicioni, duhet te arrijne kete perqindje, ne te kundert do te mbeten jashte dyerve te Kuvendit te ri. Per partite politike, pragu elektoral u la 3 per qind, nga 2.5 qe ka qene aktualisht.