PLL: Duam komisionere ne procesin e numerimit
Partia Levizja e Legalitetit kerkoi diten e djeshme qe edhe partite jo parlamentare te kene te drejten per te pasur komisionere te tyre ne Komisionet e Qendrave te Votimit. Kjo deklarate erdhi kryetari i PLL-se, Ekrem Spahiu gjate punimeve te Konferences se 10-te e Deges se kesaj partie ne Tirane. Sipas Spahiut, Kodi i ri Zgjedhor duhet te siguroj transparencen e nevojshme per partite e vogla dhe per kete arsye ato duhet te jene prezente ne procesin e numerimit. "Duhet zbatuar i njejti standard dhe aksesi ne procesin e votimit dhe numerimit te votave duhet te jete i njejte per te gjithe subjektet pjesemarrese ne zgjedhje, qofshin keto parti parlamentare ose jo parlamentare", deklaroi Ekrem Spahiu gjate fjales se tij ne Konferencen e PLL-se. Po keshtu kryetari i Partise Levizja e Legalitetit kerkoi qe dy partite e medha Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, te sanksiononin ne Kodin Zgjedhor edhe komisioneret jopartiak. Sipas Spahiut, eshte e domosdoshme per zgjedhje te lira dhe te ndershme qe komisionet zgjedhore dhe grupet e numerimit te perbehen nga persona jopartiake. Konferenca e djeshme e PLL-se kishte si kryefjale pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te kesaj force politike e cila aktualisht nuk ka perfaqesues te saj ne parlament. " Zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem do te jene nje sfide e rendesishme qe duhet kaluar me sukses per te realizuar zgjedhje te lira, te ndershme dhe me shanse te barabarta per te gjithe konkurruesit", deklaroi ne fjalen e tij kryetari i PLL-se, Ekrem Spahiu. Sipas tij, PLL prej muajsh ka nisur pergatitjet per garen e vitit te ardhshem, per te konkurruar si nje parti dinjitoze dhe me vizion te qarte.