E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Punesimi, kryefjala per te nxjerre vendin nga varferia"

"Ne do ta nxjerrim vendin nga kthetrat e varferise, ku jane me dhjetera-mijera familje, duke e kthyer programin e ndihmes ekonomike, ne nje fond te integrimit social". Ky eshte premtimi i bere diten e djeshme nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vijimit te turit te tij per prezantimin e programit te ri qeverises, i ndalur ne qytetin e Koplikut, ne Malesi te Madhe. "Do te kalojme nga lemosha paralizuese per familjet e varfra, te pagesat nxitese per pune ne komunitet dhe aktivitet prodhues. Pagesa e papunesise te pakten do te dyfishohet", u premtoi banoreve, Rama. Duke iu drejtuar te pranishmeve, ai u tha se erdhen ne rrugen e Partise Socialiste, sepse perballe papunesise, ata besojne te aftesia e tyre e perbashket per ta vene ne vend te drejten e te jetuarit me pune te ndershme. "Ne nuk do ta shperdorojme kete mundesi. Punesimi do te jete per ne kryefjala e perpjekjes tone dhe cdo njeri i papune do te jete njeri nga ne qe ka nevoje per ndihme", theksoi kryesocialisti prioritetin qeverises te tij. Duke renditur prioritetet, nder to theksoi, arsimi kunder papunesise, nxitje e sipermarrjes prodhuese kunder papunesise, fshat i mbeshtetur fuqishem nga qeveria kunder papunesise, turizem i zhvilluar kunder papunesise dhe ndihme ekonomike kunder papunesise. Rama vleresoi se eshte koha t'i jepet fund kesaj politike te vjeter dhe t'i jepet qeverisjes se tyre, fuqine e bashkimit te ri, per nje politike te re qe i jep fund dasise dhe sherreve ne emer te se shkuares dhe hap nje faqe te re komunikimi dhe respekti te ndersjelle mes nesh, ne sherbim te se ardhmes tone. Programi i ri qeverises u paraqit vetem nje jave me pare nga kryetari i selise roze, pas perfundimit te turit te tij te meparshem, "Dialogu me Shqiperine".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›