E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pagat deri 24 mije leke ne muaj, pa tatim"

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje nje takim ne Laprake me banoret e zones, ku dhe paraqit disa nga pjeset me te rendesishme te programit. "Si ekonomist dhe si politikan, une dua t'ju siguroj qe ne kemi nje plan te qarte konkret dhe te efektshem per ti ardhur ne ndihme kesaj kategorie. Ne kete drejtim ne do te rishikojme politiken e taksave per te ardhurat e individit, duke perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat te gjitha pagat deri ne 25 mije leke te reja ne muaj", premtoi Meta. Me pas duke shpjeguar programin e partise se tij, ai theksoi se LSI-ja eshte e vendosur te ndjeke politika te tjera, te cilat kane te bejne me uljen e ndjeshme te TVSH-se sidomos per dymbedhjete produktet baze te ushqimit, gje qe do ndihmoje ne uljen dhe ne stabilizimin e cmimeve. "Ndaj ne jemi te sigurt se me politika konkrete dhe me vepra konkrete, do te arrijme qe t'ju japim mundesi te gjithe shqiptareve, qe sot jane te perjashtuar nga kjo e drejte" garantoi Meta. Nderkaq, paraditen e djeshme ai zhvilloi nje takim ne nje familje pensionistesh, ku foli per kete shtrese te rendesishme te shoqerise. Njeheresh, ai u shpreh se s'do te kete koalicion parazgjedhor me PS-ne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›