Ceka: Në katër vitet e ardhshme do të investojmë për një turizëm 4 stinor

Kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka gjatë turit të tij elektoral ka ndaluar në qytetin e Pogradecit, nga ku ka premtuar se “në katër vitet e ardhshme do të investohet gjerësisht për një turizëm katër stinor”. Ceka tha se “PAD ka projekte të detajuara për zhvillimin e turizmit dhe shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe natyrore për zonat turistike” dhe duke investuar në këtë mënyrë shtoi ai “ më përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm në vijën bregliqenore , por edhë në zonat arkeologjike dhe gjeomonumentet do të arrijmë të kemi edhe turizëm kulturor”.
...