Arrestohet administratori i kazinosë vodhi 110 mijë lekë
Autori i Lajmit: red.
Ka vjedhur nga kazinoja ku punonte si administrator 110 mijë lekë dhe për të zhdukur gjurmët ka denoncuar në polici dy persona. Por hetimet e policisë kanë nxjerrë në dritë se administratori jo vetëm kishte marrë vetë gjithë shumën e parave, por ka sajuar dhe historinë e grabitjes së kazinosë ku punonte. Pas zbardhjes së skemës u vu dje në pranga Eno Hoxha, i dyshuar për “vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “kallëzim të rremë” në organet e rendit. Sipas policisë, 26-vjeçari me banim në Tiranë, i punësuar si administrator në kazino “Admiral Club”, pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, parmbrëmë gjatë orëve të vona, dyshohet se ka telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, duke mashtruar se dy persona me maska dhe të armatosur, i kanë vjedhur shumën e parave prej 110.000 lekësh.
Specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, bënë të mundur identifikimin e telefonuesit, nga ku rezultoi se telefonuesi ishte vetë shtetasi Eno Hoxha. Sipas policisë, mësohet se dyshohet që 26-vjeçari, ka vjedhur në arkën e kazinosë shumën prej 110 000 lekësh dhe, me synim për të fshehur këtë vjedhje, ka telefonuar në polici, duke kryer kallëzim të rremë në organet e rendit. Ndërkohë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar ndaj tij dhe ndaj automjetit tip BMË, në pronësi të tij, u gjend shuma e parave prej 110 000 lekësh, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “kallëzim të rremë”.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009