E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti, sa me fat për shqiptarët!

 

Leonard Karaj

Norvegjezët e Stabaek, finlandezët e FC Lahtit, irlandezët e Sligo Rovers dhe skuadra që do të dalë nga përballja Motheruell-Llinelli janë katër kundërshtarët e katër ekipeve shqiptare në Kupat e Evropës. Shorti i hedhur dje në Nion të Zvicrës ka rezultuar goxha fatsjellës për ekipet tona duke parë kundërshtarët e mundshëm në vazo si në Kupën e Kampioneve dhe në Europa League. Madje për Vllazninë dhe Flamurtarin, përkatësisht Sligo Rovers dhe Motheruell ose Llinelli kalimi i turit duket teorikisht shumë herë më i arritshëm. Disi më problematik për Dinamon dhe për Tiranën në Kupën e Kampioneve.
Stabaek
Ndonëse luajnë për herë të parë në hitorinë e tyre 97-vjeçare në një kompeticion të tillë si Kupa e Kampioneve, norvegjezët e Stabaek konsiderohen si skuadër shumë e fortë, sidomos në lojën fizike në mesin e fushës. Fakti që takimi i parë do të luhet në Tiranë favorizon ndjeshëm “miqtë” të cilët i gëzohen në një farë mënyre edhe faktit se kampionati norvegjez është në kulmin e vet dhe të gjithë futbollistët janë në formën më të mirë sportive. Stabaek është themeluar më 1912 në Bekestua qytezë pranë Baerum. Prej atij viti e deri më 1995 skuadra militoi në kategorinë e dytë të këtij vendi duke mos arritur asnjëherë të kalojë në elitën e futbollit norvegjez për plot 83 vjet. Stabaek ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në Kupat e Evropës gjatë këtyre viteve përkundrejt 60 që ka zhvilluar skuadra e Tiranës.
FC Lahti
Mund të quhen pa frikë si “Partizani i Finlandës” parë kjo nga problemet e shumta financiare që kanë pllakosur klubin gjatë sezonit të fundit. E megjithatë futbollistët me në krye një nga legjendat e futbollit finlandez, Jari Litmanen arritën që të kualifikoheshin për në Europa League. Ndeshja e parë mes tyre dhe dinamovitëve do të luhet në Finlandë ndaj kjo përbën një avantazh për Blutë e kryeqytetit. Duke parë organikën e dy skuadrave teorikisht Dinamo e Çim Muçës ka më shumë shanse kualifikimi.
Sligo Rovers
Irlandezët e Sligo Rovers kanë marrë pjesë vetëm dy herë në Kupat e Evropës. Për herë të parë në vitin 1994 ku u eliminuan nga Klub Bryzh me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Sligo është një skuadër pa shumë traditë edhe pse është themeluar për gati një shekull më parë. Vitet e fundit klubin e kanë shoqëruar problemet e shumta financiare. Blerja më e mirë e sezonit të kaluar mund të cilësohet trajneri anglez Kuk i cili ka mundur të ridimensionojë këtë skuadër.  Ndërkohë Flamurtari do të përballet me një nga skuadrat e çiftit Motheruell-Llineli. E veçanta e këtyre dy ekipeve është fakti se që të dyja drejtohen nga trajnerë futbollistë. Ndërkohë që Motheruell janë kualifikuar për në Europa League si skuadër e përzgjedhur për Fair-Play përgjatë gjithë sezonit nga UEFA. Në kampionatin skocez ajo përfundoi në vendin e 7-të dhe nuk kishte asnjë mundësi për të luajtur në kupat e Evropës por vendimi i UEFA-s i dha shansit që të luajë nga turi i parë i këtij kompeticioni.

Champions League 2009/10

Turi i Parë
Ndeshjet e para: 30 qershor - 1 korrik
Ndeshjet e kthimit: 07 - 08 korrik
1. Sant Julia (AND) - Tre Fiori (SNM)
2. Hibernians (MLT) - FK Mogren (MNE)

Turi i Dytë
Ndeshjet e para: 14 - 15 korrik
Ndeshjet e kthimit: 21 - 22 korrik
1. Tirana (SHQI) - Stabaek (NOR)
2. WIT Georgia (GEO) - Maribor (SVN)
3. Strejmur (FRO) - APOEL FC (CYP)
4. Kobenhavn (DAN) - Fitues e çiftit 2
(Hibernians/ Mogren)
5. Debreceni (HUN) - Kalmar FF (SUE)
6. Makedonija (MKD) -
BATE Borisov (BLR)
7. Hafnarfjordur (ISL) - FK Aktobe (KAZ)
8. Pyunik (ARM) - Dinamo Zagreb (CRO)
9. Ventspils (LVA) - Dudelange (LUX)
10. Ekranas (LTU) - FK Baku (AZE)
11. Salzburg (AUT) - Bohemian FC (IRL)
12. Zrinjski (BIH) - Slovan Bratislava (SVK)
13. Inter Turku (FIN) - Sheriff (MDA)
14. Rhyl FC (WAL) - Partizan (SRB)
15. Visla Krakov (POL) -
Levadia Talin (EST)
16. Levski (BUL) - Fitues i çiftit 1 (Sant Julia/ Tre Fiori)
17. Makabi Haifa (IZR) - Glentoran (NIR)

Agolli te Krivbasi, për 150 mijë euro
Mesfushori i Tiranës dhe një nga lojtarët më të mirë shqiptarë, Ansi Agolli, ka udhëtuar dje drejt Ukrainës, ku ka hyrë në bisedime me klubin e Krivbasit, me të cilin militojnë edhe disa lojtarë të tjerë të ekipit tonë kombëtar (Bulku, Bylykbashi dhe Hidi). Mësohet se sot futbollisti do të firmosë një kontratë për 150 mijë euro në sezon.

Lonçareviç optimist: Do t’i mundim!
Trajneri i Tiranës, Ilija Lonçareviç, beson se skuadra e tij do të dijë të bëjë një prezantim të mirë ndaj Stabaek. “Në Ligën e Kampioneve nuk ka skuadra të lehta. Shorti është i vështirë, por nuk duhet të trembemi. Sigurisht që ekzistojnë shanset që ne të kualifikohemi. Besojmë në këtë gjë. Fundja edhe klubi po investon fuqishëm për të bërë të mundur një prezantim të shkëlqyer në këtë aktivitet”, ka pohuar kroati.

Zv/trajner te Tirana, një kosovar
Ka ardhur më në fund zëvendësi i Ilija Lonçareviçit. Ai ka ardhur nga Kroacia, por e veçanta është se ka origjinë kosovare. Ai quhet Sunaj Keçi dhe konfirmohet se ka pasur njohje të vjetra me teknikun. Madje, ai ka qenë futbollist i tij dhe përzgjedhja është cilësuar si pragmatike. Kjo edhe për faktin se 65-vjeçari ka nevojë për një ndihmës që të njohë gjuhën dhe traditën e komunikimit të lojtarëve.

2009/10 UEFA Europa League

Turi i Parë
Ndeshjet e para: 2 korrik
Ndeshjet e kthimit: 9 korrik
1. MTZ-RIPO (BLR) - Sutjeska (MNE)
2. FC Lahti (FIN) - Dinamo Tirana (SHQI)
3. FK Vetra (LTU) - Grevenmacher (LUX)
4. Rosenborg (NOR) - NSI Runavik (FRO)
5. Haladas (HUN) - Irtysh Pavlodar (KAZ)
6. Sligo Rovers (IRL) - Vllaznia (SHQI)
7. Olimpi Rustavi (GEO) - Torshavn (FRO)
8. Anorthosis (CYP) - Kaerjeng 97 (LUX)
9. Slaven Koprivnica (CRO) - Birkirkara (MLT)
10. Zimbru (MDA) - Okzheptes Kokshetau (KAZ)
11. Lisburn FC (NIR) - FC Zestafoni (GEO)
12. Helsingborgs (SUE) - FC MIKA (ARM)
13. Valletta (MLT) - Keflavik (ISL)
14. Dinaburg (LVA) - Nomme Kalju (EST)
15. Buduçnost (MNE) - Polonia Varshava (POL)
16. Rudar Velenje (SVN) - Trans Narva (EST)
17. Motheruell FC (SCO) - Llanelli (WAL)
18. Shiroki Brijeg (BIH) - FC Banants (ARM)
19. Spartak Trnava (SVK) - Inter Baku (AZE)
20. Dinamo Minsk (BLR) - Renova (MKD)
21. Randers FC (DEN) - Linfield FC (NIR)
22. Simurq PFC (AZE) - Bnei Yehuda (ISR)
23. TNS FC (WAL) - Fram Reykjavik (ISL)

Turi i Dytë
Ndeshjet e para: 16 korrik
Ndeshjet e kthimit: 23 korrik
1. Fitues i çiftit 4 - FK Qarabag (AZE)
2. Ferreira (POR) - Fitues i çiftit 10
3. Fitues i çiftit 15 - Juvenes-Dogana (SMR)
4. Sturm Graz (AUT) - Fitues i çiftit 18
5. FC Basel (SUI) - FC Santa Coloma (AND)
6. Honka Espoo (FIN) - Bangor City (ËAL)
7. MSK Zilina (SVK) - Dacia Çisinau (MDA)
8. Fitues i çiftit 8 - FK Petrovac (MNE)
9. St Patrick (IRL) - Fitues i çiftit 13
10. AC Omonia (CYP) - Torshavn (FRO)
11. NK Gorica (SVN) - Fitues i çiftit 2
12. Sigma Olomouc (CZE) - Fitues i çiftit 23
13. Legia Varshava (POL) - Fitues i çiftit 7
14. Falkirk FC (SCO) - FC Vaduz (LIE)
15. IF Elfsborg (SUE) - Fitues i çiftit 5
16. Rapid Vjenë (AUT) - Fitues i çiftit 6
17. Naftan Novopolotsk (BLR) - KAA Gent (BEL)
18. Liepajas Metalurgs (LVA) - Dinamo Tbilisi (GEO)
19. Differdange (LUX) - HNK Rijeka (CRO)
20. FK Suduva (LTU) - Fitues i çiftit 21
21. Fitues i çiftit 3 - HJK Helsinki (FIN)
22. FK Milano (MKD) - Fitues i çiftit 9
23. Fitues i çiftit 20 - TromsO IL (NOR)
24. ReJkjavIk (ISL) - Larisa FC (GRE)
25. Brondbi IF (DAN) - FC Flora (EST)
26. Aalborg BK (DAN) - Slavija Sarajevo (BIH)
27. Steaua Bukuresht (ROM) - Ujpest FC (HUN)
28. Metalurh Donetsk (UKR) - Fitues i çiftit 1
29. Rabotnicki (MKD) - Crusaders FC (NIR)
30. Fitues i çiftit 22 - Fitues i çiftit 14
31. NAC Breda (NED) - Gandzasar Kapan (ARM)
32. Cherno More (BUL) - Iskra-Stali (MDA)
33. FBK Kaunas (LTU) - Sevojno (SRB)
34. Flamurtari (ALB) - Fitues i çiftit 17
35. Fitues i çiftit 11 - Fitues i çiftit 12
36. Skonto FC (LVA) – Derri Siti (IRL)
37. Sliema FC (MLT) - Makabi Netanja (ISR)
38. Tobol Kostanay (KAZ) – Galatasaraj (TUR)
39. Fitues i çiftit 16 - Crvena Zvezda (SRB)
40. Sarajevo (BIH) - Fitues i çiftit 19

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›